Policia e Kosovës ka njoftuar se në Suharekë në një Artari, persona të panjohur, të maskuar dhe të armatosur kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme të arit përcjell InLajmi.
Sipas njoftimit të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë, një zyrtar policor është plagosur.
Në grabitje dyshohet se janë të përfshirë 4 të dyshuar të cilët për momentin kanë arrit që të largohen nga vendi i ngjarjes”,
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Sot rreth ores 15:45 është marrë informatë së në Suharekë në një argjendari është një grabitje me armë ne zhvillim e sipër. Patrullat policore të Stacionit të policisë së Suharekës janë informuar menjëherë dhe kanë shkuar në vendngjarje. Rreth orës 16:03 min kemi marrë informatën se vetura e dyshimtë është një veturë e pasagjerëve. Sapo policia ka mbërri në vendngjarje të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë, një zyrtar policor është plagosur, ai ka marr tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë. Në grabitje dyshohet se janë të përfshirë 4 të dyshuar të cilët për momentin kanë arrit që të largohen nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Bytyqi