Prokuroria Themelore e Prizrenit ka njoftuar se është arrestuar një i dyshuar lidhur me shpërthimin në Tregun e Kafshëve në Prizren, ku si pasojë mbetën të lënduar 10 persona.
Nga Prokuroria kanë konfirmuar se bashkë me Policinë janë duke punuar intensivisht për kapjen edhe të 2 personave tjerë të dyshuar.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria Themelore në Prizren, ju njofton se sot rreth orës 04:50 të mëngjesit ka ndodhur një shpërthim në Tregun e Kafshëve në Prizren.
Nga ky shpërthim dhjetë persona kanë pësuar lëndime trupore, pesë prej tyre janë dërguar nê QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa pesë persona tjerë janë liruar në shtëpi pas trajtimit në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori kujdestar dhe njësitë relevante policore për të hetuar rastin. Lidhur me rastin, 3 persona të dyshuar janë identifikuar, njëri prej tyre është arrestuar dhe gjendet nën masën e ndalimit, ndërsa 2 të dyshuarit tjerë janë në kërkim. Prokuroria dhe policia janë duke punuar intensivisht për kapjen e tyre./InLajmi/