Ministri i Infrastrukturës, Liburn Ali, bëri të ditur se Komisioni disiplinor ka marrë vendim që ta largojë nga shërbimi civil Nexhat Krasniqin, i cili është përfshirë në listën e zezë të Departamentit amerikan të Shtetit, raporton InLajmi.
Ai theksoi se procesi i largimit të Kasniqit ishte i rregullt
“Më datën 3 nëntor jemi njoftuar nga Departamenti i Shtetit që z. Krasniqi ka masë. Sot me vendim të Komisionit Disiplinor ai është hequr nga shërbimi civil”, tha Aliu
Aliu, shpreh falëndemrim ministres Haxhiu për ngritjen e kësaj çështje dhe se tani pas vendimit të komisionit presim informata nga DASH./InLajmi/