Kryetari i Partisë Socialdemokrate PSD, Dardan Molliqaj shprehet se krerët institucional nuk kanë shqetësime për rezultatin në dialog, po kanë për qëllim dhënien e “autonomisë territoriale për serbët në Kosovë”, raporton InLajmi.
Molliqaj, shprehet kritik ndaj qëndrimit të “heshtur” të presidentes Vjosa Osmani e kryeministrit Albin Kurti për rastin e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së, e që sipas tij atyre po u shkelen të drejtat themelore të njeriut.
“As presidentja as kryeministri nuk kanë shqetësime për veprimet e tyre që kanë sjell rezultate të gabuara në dialog por jo vetëm në dialog, veprimet e tyre kanë sjellë entuziazëm për me pas sjellje të tillë Gjykata Kushtetuese. Presidentja si përfaqësuese e unitetit të popullit asnjë fjalë për shkeljen e të drejtave që ju ndodhin bashkëluftëtarëve tanë në Hagë. Kuvendi Kosovës asnjë gjë, kryeministri asnjë gjë të gjitha këto janë për konsulta në kuadër të pijarit për ta shitur pozicionin të cilën tashmë e kanë pranuar, e që është autonomia territoriale për serbët në Kosovë. Pra besoj që nuk ja vlen me i marr seriozisht as dallimet mes tyre e as deklarimet e tyre të ndryshme ndonjëherë, sepse një zëri të dytë e kanë pranuar autonominë territoriale të serbëve në Kosovë duke mos fituar Kosova bash as edhe një gjë në këtë proces”, u shpreh tutje Molliqaj
Ndryshe, kujtojmë se PSD paralajmon protestë kundrejt vizitës së kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës Ekatarina Trandafilova. /InLajmi.