Kryeministri Albin Kurti, të mërkurën, mbledhjen e qeverisë e filloi me lëvdata përkabinetin e tij qeveritar, ndërsa numëroi disa nga sukseset e arritura gjatë qeverisjes së tij , derisa ka theksuar se të enjten bëhen gati 3 vite qeverisje, raporton InLajmi.
Edhe pse “lavdërohet” për të arriturat, kryeministri u shpreh se ka punë për t’u bërë, ndërsa duke iu drejtuar kabinetit qeveritar tha se “datat si këto shërbejnë si moment kujtimi çfarë kemi bërë si ekip, por edhe për të kujtuar se koha për t’i përmbushur zotimet e respektuar pritjet e qytetarëve sa vjen e pakohet”.
Kryeministri filloi të përmend sukseset, ndërsa vuri në theks përballjen me pandeminë, duke lavdëruar qeverisjen për vaksinimin, sikur edhe shpërndarjen e të hyrave tatimore te qytetarët përballë inflacionit dhe krizën energjetike
Kryeministri Kujtoi punët e mira të qeverisjes së tij, duke kujtuar mbështetjen për studentët, familjet në nevojë, pensionistët e zyrtarët publik, sukur edhe punësimin e të rinjve e subvencionimin e rrogave.
Sukses i kësaj qeveri, sipas kryeministrit është edhe edhe shtesat e fëmijëve dhe mbështetja financiare për lehonat.
Kurti, vuri në piedestal punën e qeverisë me rritjen e buxhetit me theks rritjen e buxhetit për FSK-në.
Punë të “çmuara” të kësaj qeveria, sipas kryeministrit Kurti janë edhe veprimet institucionale të sigurisë në veri duke mbyllur rrugët ilegale për kontrabandë.
“Sot në 4 komunat tona në veri, ka më shumë qetësi e siguri për qytetarët tanë”, ka shtuar ai duke thënë se janë bërë mbi 2100 konvertime të targave ilegale në RKS dhe se është rritur interesimi i serbëve për pasaporta të Kosovës”,tha Kurti./InLajmi/