• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 27 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Izraeli dhe Palestina marrin vendim për armëpushim dhe lirimin e pengjëve

V E nga V E
22 November 2023
në KRYESORE
0 0
0
Izraeli dhe Palestina marrin vendim për armëpushim dhe lirimin e pengjëve
0
SHPERNDARJE
55
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria e Izraelit dhe grupi radikal palestinez Hamas, i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, janë pajtuar të mërkurën për një ndërprerje katërditore të luftimeve, për të mundësuar lirimin e 50 pengjeve që po mbahen në Gazë, në shkëmbim të lirimit të 150 palestinezëve të burgosur në Izrael dhe hyrjes së ndihmave humanitare në territorin e rrethuar.

Zyrtarë nga Katari, që ka ndërmjetësuar negociata sekrete, si dhe nga SHBA-ja, Izraeli e Hamasi, prej ditësh kanë paralajmëruar për arritjen e një marrëveshjeje.

Hamasi besohet se po mban mbi 200 pengje, të cilët i ka marrë kur luftëtarët e tij ia mësynë Izraelit më 7 tetor, duke vrarë 1.200 persona, sipas autoriteve izraelite.

Një komunikatë e lëshuar nga zyra e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka bërë të ditur se 50 gra dhe fëmijë do të lirohen brenda një periudhe katërditore, gjatë së cilës do të ketë ndërprerje të luftimeve.

Për çdo 10 pengje shtesë të liruara, armëpushimi do të zgjatet për një ditë shtesë, ka njoftuar zyra e Netanyahut, pa përmendur lirmin e të burgosurve palestinezë në shkëmbim.

“Qeveria e Izraelit është e vendosur për kthimin e të gjithave pengjeve në shtëpi. Sot, ajo ka aprovuar marrëveshjen e propozuar si fazë të parë drejt arritjes së këtij objektivi”, thuhet në komunikatë, e cila u lëshua disa orë pas diskutimeve prapa dyerve të mbyllura.

Hamasi ka thënë se 50 pengjet do të lirohen në shkëmbim të 150 grave dhe fëmijëve palestinezë, të cilët mbahen në burgjet izraelite. Marrëveshja e armëpushimit do të lejojë, po ashtu, hyrjen e qindra kamionëve me ndihma humanitare, ilaçe dhe karburante në Gazë, ka thënë grupi radikal palestinez, përmes një komunikate.

Izraeli është zotuar se nuk do të sulmojë apo nuk do të arrestojë askënd në të gjitha pjesët e Gazës gjatë periudhës së armëpushimit, ka njoftuar Hamasi.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka thënë se e ka përshëndetur marrëveshjen e arritur. “Marrëveshja e sotme duhet të kthejë një shtëpi pengje shtesë amerikane, dhe unë nuk do të ndalem derisa të lirohen të gjithë”, ka deklaruar ai, përmes një komunikate.

Qeveria e Katarit ka thënë se 50 civilë, gra dhe fëmijë, të marrë peng, do të lirohen nga Gaza në shkëmbim të lirimit të “një numri grash dhe fëmijësh palestinezë që mbahen në burgjet izraelite”.

Fillimi i zbatimit të marrëveshjes do të bëhet i ditur brenda 24 orësh, ka njoftuar ajo, përmes një komunikate.

Marrëveshja është e para e armëpushimit në një luftë në të cilën bombardimet izraelite kanë rrafshuar pjesë të mëdha të Gazës së qeverisur nga Hamasi, kanë vrarë 13.300 civilë në një territor të vogël me dendësi të madhe popullsie, dhe kanë lënë rreth dy të tretat e popullsisë së tij prej 2.3 milionë banorësh pa kulm mbi kokë, sipas autoriteteve në Gazë.

Por, Netanyahu ka thënë se misioni i Izraelit nuk ka ndryshuar.

“Ne jemi në luftë dhe do të vazhdojmë luftën derisa t’i arriojmë të gjitha objektivat tona. Ta shkatërrojmë Hamasin, t’i kthejmë të gjitha pengjet tona dhe të sigurohemi se askush në Gazë nuk mund ta kërcënojë Izraelin”,ka deklaruar ai para fillimit të takimit qeveritar.

Hamasi ka thënë në komunikatën e tij se, “përderisa po shpallim arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi, konfirmojmë se luftëtarët tanë mbeten të gatshëm, dhe luftëtarët tanë fitimtarë do të vazhdojnë të angazhohen për mbrojtjen e popullit tonë dhe për mposhtjen e okupatorëve”.

Tre amerikanë, përfshirë një vajzë trivjeçare, prindërit e së cilës ishin mes të vrarëve gjatë sulmit të 7 tetorit nga Hamasi, pritet të jenë ndër pengjet që do të lirohen, ka thënë një zyrtar i lartë amerikan, raporton Ruters.

Përveç qytetarëve izraelitë, mbi gjysma e pengjeve kanë nënshtetësi të dyfishtë nga mbi 40 shtete, përfshirë SHBA-në, Tajlandën, Britaninë, Francën, Argjentinën, Gjermaninë, Kilin, Spanjën dhe Portugalinë, ka thënë qeveria izraelite, transmeton REL.

Sipas mediave izraelite, lirimi i parë i pengjeve pritet të bëhet të enjten. Zbatimi i marrëveshjes duhet të presë 24 orë për t’i dhënë qytetarëve izraelitë rastin t’i kërkojnë Gjykatës Supreme ta ndalojë lirmin e të burgosurve palestinezë, raportuan ato

Tags: ArmëpushimIzraeliNetanyahuPalestina
Postimi i mëparshëm

Tërmet i fuqishëm 6.5 Rihter në arkipelagun Vanuatu dhe Indonezi

Postimi tjetër

9 persona të lënduar nga shpërthimi i granatës së dorës në tregun e kafshëve në Prizren

Të ngjajshme Postime

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia
KRYESORE

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

27 July 2025
Abdixhiku: Mosbashkëpunimi sot me VV-në, një nga vendimet më kombëtare të LDK-së
KRYESORE

Abdixhiku: Mosbashkëpunimi sot me VV-në, një nga vendimet më kombëtare të LDK-së

26 July 2025
Limaj: Albin Kurti nuk i ka 61 vota për ta bërë Qeverinë, këtu është e gjithë bllokada
KRYESORE

Limaj: Albin Kurti nuk i ka 61 vota për ta bërë Qeverinë, këtu është e gjithë bllokada

25 July 2025
Dështim i 52-të, seanca vazhdon nesër në orën 14.00
KRYESORE

Dështim i 52-të, seanca vazhdon nesër në orën 14.00

25 July 2025
Zemaj: VV-ja s’e ka hallin e Kuvendit, por të qeverisë sepse s’i ka numrat
KRYESORE

Zemaj: VV-ja s’e ka hallin e Kuvendit, por të qeverisë sepse s’i ka numrat

25 July 2025
Haxhiu: E vetmja zgjidhje do të jenë zgjedhjet
KRYESORE

Haxhiu: E vetmja zgjidhje do të jenë zgjedhjet

25 July 2025
Postimi tjetër
Lajmi i fundit: Gjuajtje me armë zjarri tek Ministria e Tregtisë

9 persona të lënduar nga shpërthimi i granatës së dorës në tregun e kafshëve në Prizren

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 27 korrik ndër vite?!

27 July 2025
Gjizë me hudhra dhe vaj ulliri – Mrekulli për shijen dhe shëndetin

Gjizë me hudhra dhe vaj ulliri – Mrekulli për shijen dhe shëndetin

27 July 2025
Moti në Kosovë, me diell

Në mëngjes herët mund të ketë stuhi, ndërsa gjatë ditës më freskët se ditëve të kaluara

27 July 2025
Ndonjëherë na nevojitet një përqafim për t’u bashkuar me botën dhe atë që duam më shumë

Ndonjëherë na nevojitet një përqafim për t’u bashkuar me botën dhe atë që duam më shumë

27 July 2025
Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

27 July 2025
Tensione të ashpra prej disa ditësh, Trump: Kamboxhia dhe Tajlanda bien dakord për bisedime pas luftimeve kufitare

Tensione të ashpra prej disa ditësh, Trump: Kamboxhia dhe Tajlanda bien dakord për bisedime pas luftimeve kufitare

27 July 2025
Murati: Deputetët e opozitës nuk u lejuan nga partitë të shprehin vullnetin e lirë me votim

Murati: Deputetët e opozitës nuk u lejuan nga partitë të shprehin vullnetin e lirë me votim

26 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu