Ish-emisari Presidencial i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, shprehet se kur Donald Trump do të bëhet president, do të punojnë për lirimin e Hashim Thaçit, përcjell InLajmi.
Grenell, ndërkaq kujton takimin e vitit 2020 me ish-presidentin Hashim Thaçi në Prishtinë.
“Kthim prapa tek takimi me mikun tim Hashim Thaçi nq Kosovë. Presidenti Thaçi sot është në burgun e Hagës sepse Jack Smith e urren Donald Trumpin dhe dëshiroi që të sigurohet që ai të mos bëjë progres në Ballkan. Dhe evropianët e lejuan këtë padrejtësi që të zgjatet. Kur Trump të bëhet përsëri president, ne do të punojmë që ta lirojmë Hashim Thaçin. Ne kemi nevojë për drejtësi jo politikë”, është shprehur Grenell.