• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 20 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Bazat ushtarake serbe në kufi, Quni: Çfarëdo ndërhyrje në Kosovë, atakim kundër KFOR-it

Shqipe Osmani nga Shqipe Osmani
22 November 2023
në KRYESORE
0 0
0
Askioni i në veri, deputeti Quni: Policia ishte profesionale
0
SHPERNDARJE
88
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka qëndruar në Kosovë të hënën. Stoltenberg në Prishtinë tha se Aleanca po shqyrton nëse duhet të ketë një shtim të përhershëm të pranisë së saj ushtarake në Kosovë.

E gjithë kjo pas shpërthimit të dhunës në veri të Kosovës më 24 shtator.

Për mesazhet e shefit të NATO-s dhe paralajmërimet që Serbia ka vendosur baza ushtarake përreth kufirit me Kosovën , ka folur deputeti i LDK-së, njëherit anëtar i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Anton Quni.

Quni ka thënë se çështja e sigurisë si në Kosovë e po ashtu edhe në rajon ndryshon nga dita në ditë.

Dhe krejt, kjo sipas Qunit po ndodhë në vazhdën e bisedimeve në mes të autoriteteve të Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuara nga autoritetet e BE-së për një epilog final në marrëdhëniet mes të 2 vendeve.

Deputeti thotë se mesazhet e shefit të NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë vizitës në Kosovë janë të qarta se ata janë garantues të paqes në Kosovë dhe rajon.

“Tani në situatë të tillë është shumë e kuptueshme që autoritetet më të larta të NATO-s të japin mesazhe të qarta pasi që është në mandatin e tyre me prezencën e forcave të KFOR-it brenda territorit të Kosovës të menaxhojnë me situata të cilat mund të eskalojnë, mund të shndërrohen në konflikte dhe në përmasa më të mëdha. Do të thotë mesazh i fuqishëm për Qeverinë e Kosovës, për qytetarin e Kosovës por edhe për ata që e provokojnë situatën në këtë rast regjimi i Beogradit se ata do të jenë garantues të paqes në Kosovë dhe në rajon”, ka thënë ai

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë ditë më parë se në Rashkë të Serbisë, po shihet një riorganizim i grupit paramilitar dhe terrorist i Millan Radoiçiqit, me mbështetje dhe udhëheqje të shtetit serb.

Sipas Kurtit, më 10 nëntor, Radoiçiq udhëhoqi një takim me rreth 40 politikanë serbë dhe zyrtarë të komunave ilegale nga Kosova.

Ndërsa së fundi, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka deklaruar se Serbia e ka rrethuar Kosovën me 48 baza ushtarake në kufi dhe se “po presin një moment të volitshëm për mësymje” në Kosovë.

Lidhur me këtë deputeti i LDK-së, njëherit anëtar i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Anton Quni në një intervistë për Front Online ka thënë se ka kohë që kjo ka ndodhur, por se shton se s’ka nevojë për instalime të tilla.

“Ka kohë që janë ngrit instalimet e shumta të Policisë, xhandarmërisë dhe ushtrisë së Serbisë për të cilat unë konsideroj se janë të panevojshme përkundër asaj që janë të pozicionuar në formacionin defanziv kinse për të menaxhuar ndonjë rrezik që mund të buroj nga Kosova. Ato në fakt janë të karakterit që rrezikojnë tërësinë territoriale të Kosovës në momente kur ata vlerësojnë që mundet me u kapitalizu”, ka deklaruar Quni.

Sipas deputetit të LDK-së, çfarëdo ndërhyrje brenda territorit të Kosovës do të konsiderohej si ndërhyrje dhe atakim i drejtpërdrejtë kundër NATO-s.

“Thjesht është për të krijuar një bindje që autoritetet e Beogradit janë të brengosura shumë për qytetarët e Kosovës të përkatësisë serbe. Jam më se i bindur përkundër se të gjitha atyre rirreshtimeve, ngritjeve të instalimeve të reja ato nuk do të përdoren, nga fakti se tërësinë territoriale të Kosovës e garantojnë KFOR-i i mandatuar nga Kombet e Bashkuara dhe të udhëhequra drejtpërdrejt nga udhëheqja më e lartë e NATO-s. Çfarëdo ndërhyrje brenda territorit të Kosovës do të konsiderohej si ndërhyrje dhe atakim i drejtpërdrejtë kundër NATO-s”, është shprehur deputeti Quni.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy javën e kaluar deklaroi se Rusia mund të krijojë luftëra të reja në Ballkan dhe Moldavi, në mënyrë që të largojë vëmendjen nga lufta në Ukrainë.

Por, deputeti i LDK-së, Anton Quni deklaron se paralajmërime të tilla ka pasur edhe më herët nga njohës të fushës së sigurisë të cilët kanë theksuar mundësinë e krijimit të vatrave të reja të krizës të cilat do të nxiten nga autoritetet e Moskës.

“Do të thotë në Kosovë dhe në rajon ekzistojnë parakushtet që me nxitjen e autoriteteve të Moskës munden me u kriju situata të tilla po ashtu në Bosnjë Hercegovinë dhe në disa vende të tjera”, ka thënë Quni.

153 milionë euro janë ndarë buxhet nga Qeveria e Kosovës për Ministrinë e Mbrojtjes për vitin 2024.

Pra, 20 milionë euro më shumë sesa në vitin 2023.

E, për këtë ish-ministri i Mbrojtjes thotë se nuk është e mjaftueshme vetëm sasia e buxhetit por edhe mundësia për krijimin e investimeve të reja.

“Po, besoj që me gjithë ato këshilla që ne deputetët i kemi dhënë si vërejtje në lidhje me këtë çështje do të merren në konsideratë nga autoritetet e Qeverisë dhe të rishikojnë të gjitha ndarjet buxhetore, linjat buxhetore duke pas në prioritet çështjen e sigurisë nuk është e mjaftueshme vetëm sasia e buxhetit të cilat mund të ndahen për ndonjë sektor, por edhe mundësia për krijimin e investimeve të reja të cilat do të ishin në shërbim të ngritjeve të kapaciteteve të FSK-së”, ka deklaruar Quni.

 

Tags: Anton QuniJens StoltenbergSerbia
Postimi i mëparshëm

Zyrtarët evropian Michel e Leyen mirëpresin marrëveshjen për lirimin e pengjeve

Postimi tjetër

Serbia notë proteste Shqipërisë për djegien e flamurit në sheshin “Skënderbej”

Të ngjajshme Postime

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë
KRYESORE

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje
KRYESORE

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet
KRYESORE

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
VV replika me Ramën, ngre disa pyetje: A e ke mbështetur themelimin e Speciales?
KRYESORE

VV replika me Ramën, ngre disa pyetje: A e ke mbështetur themelimin e Speciales?

16 October 2025
“Në mbrojtje të lirisë” – protesta gjithëkombëtare nis nesër në Tiranë, shoqatat e dala nga lufta aktive në organizim
KRYESORE

“Në mbrojtje të lirisë” – protesta gjithëkombëtare nis nesër në Tiranë, shoqatat e dala nga lufta aktive në organizim

16 October 2025
Policia deklaron se FSK-ja është futur gabimisht në veri
KRYESORE

Policia deklaron se FSK-ja është futur gabimisht në veri

16 October 2025
Postimi tjetër
Serbia notë proteste Shqipërisë për djegien e flamurit në sheshin “Skënderbej”

Serbia notë proteste Shqipërisë për djegien e flamurit në sheshin “Skënderbej”

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu