• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 12 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Vuçiq flet për konflikt në Kosovë, Hoti: Ne kërkojmë drejtësi, ata bëjnë thirrje për krime të reja

Shqipe Osmani nga Shqipe Osmani
21 November 2023
në KRYESORE
0 0
0
Vuçiq flet për konflikt në Kosovë, Hoti: Ne kërkojmë drejtësi, ata bëjnë thirrje për krime të reja
0
SHPERNDARJE
75
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

“24 vite më pas ne kërkojmë drejtësi, ndërsa të njëjtët bëjnë thirrje për krime të reja. Imagjinoni sa shpresë mund të kenë familjarët e personave të zhdukur”. Kështu u shpreh në Ditar, kreu i komisionit qeveritar të Kosovës për personat e pagjetur Andin Hoti, referuar paralajmërimit më të fundit të presidenti Vuçiq për konflikte në Kosovë dhe Republikën Srpska.

Ai tha se i ka dërguar letër presidentit serb Aleksandër Vuçiq dhe më pas përfaqësuesit për politikë të jashtme në BE, Josep Borrell për çështjen e të pagjeturve, ndërsa në ditët në vijim pret themelimin e komisionit të përbashkët.

“I kam dërguar letër Vuçiq më 1 qershor që të kemi qasje në arkivat e klasifikuara, apo riklasifikuara. Ne kemi persona të zhdukur në atë zonë dhe të kemi një udhërrëfyes sesi do jetë fati i tyre. Fatkeqësisht nuk kanë pranuar asnjë përgjigje nga Serbia dhe 2 muaj pas kësaj i kemi dërguar letër edhe Borrell, për të njëjtën çështje. Deklarata parasheh edhe krijimin e Komisionit të përbashkët. Ky komisioni i përbashkët nuk është themeluar ende, arsyet nuk i di, por ne i kemi dërguar komentet tona. Supozoj se fokusi i BE-së është diku tjetër. Me aq sa kam informacion nga delegacioni i Kosovës në BE, janë pranuar komentet tona për komisionin e përbashkët dhe presim që në ditët e javët në vijim të formohet komisionin i përbashkët dhe aty të marrim përgjigje”.

Sikurse ka deklaruar edhe kryeministri Albin Kurti, edhe Hoti ndan të njëjtin qëndrim që kreu i komisionit serb për këtë çështje Velko Daloviq, nuk është person i besueshëm për të udhëhequr komisionin apo për të qenë palë negociuese me atë kosovare. Ai thotë se Daloviq ka qenë i inkriminuar në luftën serbe në Kosovë.

“Daloviq ka qenë i emëruar direkt prej Milosheviqin në luftën e Kosovës për mbrojtjen civile. Janë civilët me uniforma që kanë filluar luftën në Kosovë. Një nga inkriminimet është kjo. Kemi të dhëna për keqtrajtimet që u ka bërë shqiptarëve para luftës dhe dëshmi të tjera. Jemi në vitin 2023 dhe kemi 1600 perona të zhdukur. Unë jam personi i pestë që Kosova ka ndërruar kurse Serbia nuk e ka ndërruar kjo tregon që Daloviç nuk e ka pasur ndonjëherë dëshirën dhe vullnetin të bashkëpunojë me palën kosovare përndryshe nuk do të kishim 1600 të zhdukur dhe nuk do bënim 10 vite gërmime në Serbi.”

Por Hoti thekson se pavarësisht mostakimit me kreun e komisionit serb, nëngrupet punuese nuk e kanë ndalur punën për të pagjeturit, deri në korrik kur Daloviq vendosi kushte.

“Ne nuk i kemi ndalur takimet e nëngrupeve punuese, që janë ekspertët që kryejnë punë profesionale. Deri në korrik kur Daloviq ka shkruar një letër drejtuar neve që nuk do të ketë ekspertë në takime deri sa ju të më lejoni të hyj në Kosovë.”

Ndërsa “komisioni asnjëherë nuk e ndal punën dhe dje ishim në Prekaz të Skënderajt dhe kemi pasur gjetje të tjera ky është lokacioni 7 me gjetje brenda këtij viti”, deklaroi Hoti.

Për ligjin e të pagjeturve që pritet të miratohet së shpejti në kuvendin e Kosovës, ai tha se ndryshimet në këtë ligj ekzistues që nga 2011, janë bërë me kërkesë të familjarëve, shkruan A2CNN.

“Ne jemi munduar që të marrim përgjegjësinë që ky ligj nuk i mbulon fushat, të orientojmë familjarët atje ku duhet.”

Tags: Aleksander VuçiqAndin HotiVelko Doloviq
Postimi i mëparshëm

Opozita: Buxheti për ushtrinë po mbahet fshehtë

Postimi tjetër

Kurti: Rritja ekonomike në vitin 2022 ishte 5.2%, këtë vit e mbyllim me rritje 3.8 %

Të ngjajshme Postime

Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë
KRYESORE

Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë

29 August 2025
Çitaku: Nuk është model i mirë kur një kryeministër ose një deputet, del shan dhe fyen, pa asnjë lloj bazë
KRYESORE

Çitaku: Nuk është model i mirë kur një kryeministër ose një deputet, del shan dhe fyen, pa asnjë lloj bazë

28 August 2025
Abdixhiku: Nuk shoh dallim mes Albin Kurtit dhe produktit të tij, Dimal Bashës
KRYESORE

Abdixhiku: Nuk shoh dallim mes Albin Kurtit dhe produktit të tij, Dimal Bashës

27 August 2025
Shkrimi i Bashës kundër UÇK-së, Bajrami: S’ndjejmë përgjegjësi për kryetarin e Kuvendit, s’e votuam
KRYESORE

Shkrimi i Bashës kundër UÇK-së, Bajrami: S’ndjejmë përgjegjësi për kryetarin e Kuvendit, s’e votuam

27 August 2025
Gazetari Krasniqi nxjerr një artikull të Bashës – Pretendonte se UÇK u financua nga trafikantët e drogës dhe mafia shqiptare
KRYESORE

Gazetari Krasniqi nxjerr një artikull të Bashës – Pretendonte se UÇK u financua nga trafikantët e drogës dhe mafia shqiptare

27 August 2025
Krasniqi i prerë, thotë se Kurti nuk ka votë nga PDK-ja për kryeministër
KRYESORE

Krasniqi i prerë, thotë se Kurti nuk ka votë nga PDK-ja për kryeministër

26 August 2025
Postimi tjetër
Kurti: Rritja ekonomike në vitin 2022 ishte 5.2%, këtë vit e mbyllim me rritje 3.8 %

Kurti: Rritja ekonomike në vitin 2022 ishte 5.2%, këtë vit e mbyllim me rritje 3.8 %

Lajmet e fundit

Çfarë fshihet pas dashurive të pamundura?

Çfarë fshihet pas dashurive të pamundura?

29 August 2025
George Clooney dhe Amal bëjnë paraqitje glamuroze në Festivalin e Venecias

George Clooney dhe Amal bëjnë paraqitje glamuroze në Festivalin e Venecias

29 August 2025
Abazi: Basha është diagnoza e sëmundjes së Kurtit

Abazi: Basha është diagnoza e sëmundjes së Kurtit

29 August 2025
Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë

Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë

29 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 28 gusht ndër vite?

28 August 2025
Tavë me pulë të plotë dhe harapash – Receta e shijshme

Tavë me pulë të plotë dhe harapash – Receta e shijshme

28 August 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe shumë të nxehtë veror – Temperatura maksimale 34 gradë celsius

28 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu