Të hënën ka luajtur ndeshjen e fundit për kualifikim Shqipëria-Ishujt Faroe, ku Kombëtarja jonë me 15 pikë, ja doli të kryesonte grupin kualifikues të Euro 2024, përcjell InLajmi.
Për këtë arritje historike ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama, ku edhe gjatë ditës së martë po e mbajnë fortë emocionet e mbrëmshme.
Rama ka shpërndarë videon e tifozëve në stadiumin “Air Albania” e duke theksuar se kjo skuadër premton akoma më shumë surpriza.
Postimi i plotë i tij:
“Mirëmëngjes dhe me shijen e jashtëzakonshme të arritjes historike të Kombëtares, si edhe me bindjen se kjo skuadër e re do të na bëjë surpriza të tjera të bukura, ju uroj një ditë të mbarë”, /InLajmi/