Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, nuk ka dhënë shumë shpresa për anëtarësim të Kosovës në strukturat e aleancës ushtarake të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, NATO, raporton InLajmi.
Stoltenberg sqaroi më pas se për anëtarësimin në Programin për Paqe nevojiten votat e të gjithë anëtarëve.
“Anëtarësimi në programimin për Partneritet për Paqe kërkon vota unanime nga të gjitha shtete anëtare. Nevojitet vendimi i të gjitha aleatëve nuk e di kur mund të merret një vendim i tillë”, u shpreh Stoltenberg.
Shefi i NATO-s, ka kujtuar sulmin në Banjskë, ndrësa bëri të ditur se për këtë do të bisedojë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
“Dhuna që e kemi parë në Banjskë kjo është arsyeja pse kemi rritur praninë tonë dhe që është vendosja me e madhe e KFOR për një dekadë. NATO nuk është institucion i zbatimit të ligjit për këtë arsye është Policia dhe EULEX. Këtë shqetësim do ta ngris nesër në Beograd dhe ata që qëndrojnë prapa sulmit të mbahen përgjegjës. Po e rishikojmë nëse duhet të ketë një rritje të përhershme të ushtarëve të NTAO-s në Kosovë”, tha ai.
Ndryshe Partneriteti për Paqe është program i bashkëpunimit praktik dypalësh ndërmjet shteteve partnere euroatlantike dhe NATO-s. Ky program, që është krijuar më 1994, u lejon shteteve që të zgjedhin vetë prioritetet për bashkëpunim.
Sipas NATO-s, Partneriteti për Paqe ka për qëllim të rrisë stabilitetin, të ulë kërcënimet për paqe dhe të ndërtojë raporte më të forta të sigurisë ndërmjet partnerëve dhe NATO-s.
