Deputeti i Partisë Demokratike, Ramadan Lika është përplasur këtë të hënë me një punonjës të Gardës.
Ndërsa bërtiste “mos më prek me dorë”, Lika ka shtyrë djalin i cili ka qenë i rreshtuar si pjesa tjetër e Gardës.
Forca të shtuara të Gardës janë gjendur në parlament, ndërsa pritet fillimi i seancës plenare për votimin e projektbuxhetit.
Ka qenë edhe Gazment Bardhi një nga deputetët demokratë i cili është përplasur me Gardën duke përsëritur vazhdimisht “kush jeni ju, çfarë ju duket vetja”, shkruan Euronews.
Ndërsa Berisha kërkonte të shkonte në foltoren e Kuvendit dhe garda nuk e lejonte, Bardhi përsëri bërtiste drejt punonjësve duke iu kërkuar t’i lironin rrugën dhe të mos e preknin Berishën.
