Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjendur i vdekur në banesën e tij në Prishtinë paraditen e së dielës, përcjell InLajmi.
Këtë e ka konfirmuar Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh.
Siç thuhet në raport, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Trupi i viktimës, sipas policisë, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Është raportuar për një trup të pajetë në një banesë me ç’rast në vendngjarje kanë dal njësitë relevante ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar”/InLajmi/