Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviq, flet për raportet e acaruara mes shqiptarëve dhe serbëve, ndërsa thekson se të 2 palët kanë përgjegjësi dhe se duhet të punojnë në ngritjen e themeleve të reja të bashkëpunimit, përcjell InLajmi.
“Shqiptarët dhe serbët kanë një përgjegjësi të madhe. Ne duhet të ndërtojmë themele të reja të bashkëpunimit dhe miqësisë sonë! Unë gjithmonë do t’i kërkoj falje popullit shqiptar për krimet e kryera në emër të Serbisë nga kriminelët e Millosheviqit dhe Vuçiqit”, shprehet Bogdanoviq.