20 Nëntor 1910 – Shkrimtari i famshëm rus, Leon Tolstoi, autor i veprave klasike si “Lufta dhe Paqja” dhe “Ana Karenina”, u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare.
20 Nëntor 1922 – Konferenca e Paqes së Lozanës, e cila do t’i mundësonte Turqisë vendin e merituar në radhët e shteteve të pavarura të botës, filloi zyrtarisht në qytetin Lozanë të Zvicrës. Në këtë konferencë Turqia përfaqësohej nga ministri i Punëve të Jashtme, Ismet Inonu.
20 Nëntor 1938 – Arkivoli me trupin e themeluesit të Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk, i cili ishte ndarë nga jeta më datë 10 nëntor, mbërriti në Ankara dhe u vendos mbi një katafalk përpara Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, ku kryeqytetasit turq bënë homazhe dhe vendosën lule.
20 Nëntor 1945 – Në Pallatin e Drejtësisë së Nurembergut filluan gjyqet kundër 24 nazistëve të kapur pas Luftës II Botërore dhe të akuzuar për krime lufte.
20 Nëntor 1959 – Organizata e Kombeve të Bashkuara adoptoi Deklaratën e të Drejtave të Fëmijëve. Plot 30 vite më vonë, të njëjtën ditë, OKB-ja miratoi edhe Konventën mbi të Drejtat e Fëmijëve, e cila merrte për bazë deklaratën e 3 dekadave më parë.
20 Nëntor 1962 – Mori fund Kriza Kubane e Raketave. Në përgjigje të Bashkimit Sovjetik për të hequr raketat nga Kuba, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John F. Kennedy, përfundoi bllokadën ushtarake që ishte vendosur ndaj Kubës.
20 Nëntor 1975 – Vdiq në Madrid gjenerali Franco, i cili e drejtoi Spanjën me diktaturë për 36 vite radhazi pasi mori kontrollin e pushtetit në fund të luftës civile.
20 Nëntor 1994 – Naim Suleymanoglu theu 5 rekorde botërore dhe fitoi 3 medalje ari në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes në Stamboll.
20 Nëntor 1998 – Italia liroi kreun terrorist të PKK-së, Abdullah Ocalan, i cili ishte kapur me pasaportë false në aeroportin e Romës, në tentativë për të hyrë ilegalisht në shtetin italian pas largimit nga Rusia.
20 Nëntor 2003 – Terroristët e Al-Kaidës organizuan sulme të njëkohshme me bomba në Drejtorinë e Përgjithshme të Bankës “HSBC” dhe në Konsullatën e Mbretërisë së Bashkuar në Stamboll duke shkaktuar vdekjen e 30 personave dhe plagosjen e mbi 400 të tjerëve.