Shqipëria të premtën zyrtarisht u kualifikua në Euro 2024 me barazimin ndaj Moldavisë, përcjell InLajmi.
Kuqezinjtë do të fitojnë edhe të mira materiale nga ky kualifikim, pasi skuadra që siguron kualifikimin fiton plot 9.2 milionë euro.
Ndërkohë, ndeshjet në grupet e Euro 2024, me një barazim fiton 500 mijë euro, teksa me një fitore një milionë euro.
Kalimi në raundin e 16-të fiton 1.5 milion euro, ndërsa kalimi në çerekfinale 2.5 milionë euro.
Ndërkohë, katër ekipet që shkojnë në gjysmëfinale të kësaj gare përfitojnë plot 4 milionë euro.
Skuadra që zë vendin e 2të merr pesë milionë euro, teksa fituesi 8-të milionë euro./InLajmi/