• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 9 August, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Ndarje të thella mes Turqisë dhe Gjermanisë për luftën Izrael-Hamas

Shqipe Osmani nga Shqipe Osmani
18 November 2023
në Bota
0 0
0
Ndarje të thella mes Turqisë dhe Gjermanisë për luftën Izrael-Hamas
0
SHPERNDARJE
70
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe Kancelari gjerman Olaf Scholz shfaqën të premten ndasi të thella për luftën mes Izraelit dhe Hamasit, ndërsa udhëheqësi turk bëri një vizitë të tensionuar dhe të shkurtër në Berlin.

Zoti Erdogan ishte ftuar të vizitonte Gjermaninë muaj më parë pasi u rizgjodh, por gjatë javëve të fundit shkaktoi shqetësim në Berlin qëndrimi i tij gjithnjë e më i ashpër ndaj Izraelit.

Turqia është parë gjithnjë si një partnere e pazakontë, por thelbësore për Gjermaninë, ku gjenden mbi 3 milionë persona me origjinë turke. Turqia është edhe vend anëtar i NATO-s, që ka gjithashtu rol të rëndësishëm për të vendosur nën kontroll prurjet e refugjatëve dhe emigrantëve drejt Evropës, një çështje për të cilën zoti Scholz përballet me trysni të madhe brenda vendit. Mes 2 vendeve ka patur tension të shpeshtë gjatë viteve të fundit.

Ndasia më e fundit mes 2 vendeve u krijua me qëndrimet pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit në 7 tetor.

Gjermania është një aleate e vendosur e Izraelit dhe ka kundërshtuar thirrjet për armëpushim, ndërkohë që ka nxitur dërgimin e ndihmave për civilët në Gazë, ka kërkuar “pauza humanitare” dhe është përpjekur të mbajë hapur kanalet e komunikimit me vendet e tjera në rajon, për të parandaluar përhapjen e konfliktit.

Presidenti turk Erdogan e quajti këtë javë Izraelin një “vend terrorist” që synon të shkatërrojë Gazën dhe të gjithë banorët e saj. Ai i ka përshkruar militantët e Hamasit “luftëtarë të rezistencës” që përpiqen të mbrojnë tokën dhe popullin e tyre. Hamasi konsiderohet organizatë terroriste nga Izraeli, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Këto dhe komente të tjera të ngjashme kanë revoltuar politikanët në mbarë spektrin në Gjermani. Kancelari Scholz i ka përshkruar si “absurde” akuzat e zotit Erdogan ndaj Izraelit.

“Nuk është sekret se kemi pjesërisht pikëpamje shumë të ndryshme për konfliktin aktual”, tha zoti Scholz gjatë një konference të shkurtër shtypi përkrah zotit Erdogan, përpara se të mbaheshin bisedimet. Por, “në veçanti në momente të vështira, duhet të flasim drejtpërdrejt me njëri-tjetrin”.

“Sulmi i Hamasit do të thotë se Izraeli duhet të vetëmbrohet dhe duhet ta ketë këtë mundësi”, tha ai. “Nuk mund të vazhdojë një organizatë terroriste që qeveris këtë rajon, të ndërmarrë aktivitete të tilla nga atje në mënyrë të përsëritur, me forcë të pabesueshme ushtarake. Kjo duhet të marrë fund dhe ky është një objektiv që duhet mbështetur ne në çdo rast e mbështesim”.

Njëkohësisht, zoti Scholz tha se është e rëndësishme “të bëhet gjithçka për të mbajtur sa më të ulët numrin e viktimave ndër civilët”, dhe theksoi se “vuajtjet e popullsisë civile palestineze në Gazë na pezmatojnë edhe neve”.

Zoti Scholz tha se Turqia dhe Gjermania i druhen një zgjerimi në rajon të konfliktit, dhe se do të shqyrtojnë se si ta parandalojnë atë.

Ndërsa Kancelari Scholz përsëriti kërkesën për pauza në luftime, Presidenti Erdogan tha se: Nëse do të mund të vendosim së bashku me Gjermaninë një armëpushim humanitar, do të kemi mundësinë që ta shpëtojmë rajonin nga ky rreth flakësh”.

“Deri më tani, 13 mijë palestinezë, fëmijë, gra dhe të moshuar janë vrarë”, tha ai. “Nuk ka më pothuajse një vend të quajtur Gazë; çdo gjë është shkatërruar”.

Zoti Erdogan sugjeroi se Gjermania nuk mundet ta kritikojë Izraelin për shkak të Holokaustit.

“Unë flas lirisht pasi nuk i kemi gjë borxh Izraelit. Nëse do t’i kishim borxh, nuk do të flisnim dot lirisht”, tha ai.

“Ata që janë në borxh nuk flasim dot lirshëm. Ne nuk përjetuam Holokaustin dhe nuk gjendemi në një situatë të tillë”.

Izraeli tërhoqi diplomatët nga Turqia muajin e kaluar, pasi zoti Erdogan akuzoi Izraelin për krime lufte. Më vonë edhe Turqia tërhoqi ambasadorin nga Izraeli.

Një tjetër burim i mundshëm tensioni u shfaq përpara vizitës së të premtes kur Ministri turk i Mbrojtjes, Yasar Guler, tha se Turqia synon të blejë 40 avionë luftarakë Eurofighter Typhoon, por se Gjermania po pengonte shitjen e këtyre avionëve, që prodhohen nga Gjermania, Britania, Spanja dhe Italia.

Zoti Guler u tha anëtarëve të komisionit të mbrojtjes së parlamentit turk se Spanja dhe Britania mbështesin shitjen e avionëve Turqisë dhe se po punojnë për të bindur Gjermaninë.

“Gjermania mundet t’i shesë, ose jo”, tha zoti Erdogan të premten. “A është Gjermania vendi i vetëm që prodhon avionë? Ne mund t’i blejmë nga shumë vende të tjera”, shkruan VOA.

Kancelari Scholz nuk foli për këtë çështje, dhe po kështu vepruan edhe zyrtarët e tjerë gjermanë.

Tags: HamasIzraelOlaf ScholzRecep Tayyip Erdoğan
Postimi i mëparshëm

Eliminimi i pengesave, Gjermania ndryshon ligjin e migracionit

Postimi tjetër

Policia e Kosovës bastisi 4 lokacione në veri

Të ngjajshme Postime

Macron: E ardhmja e Ukrainës nuk mund të vendoset pa ukrainasit dhe evropianët gjithashtu
Bota

Macron: E ardhmja e Ukrainës nuk mund të vendoset pa ukrainasit dhe evropianët gjithashtu

9 August 2025
Ndërroi jetë në moshën 97-vjeçare, kush është komandanti i misionit legjendar ”Apollo 13”
Bota

Ndërroi jetë në moshën 97-vjeçare, kush është komandanti i misionit legjendar ”Apollo 13”

9 August 2025
Greqia i vjen në ndihmë Gazës, lëshon 8.5 ton ushqime për palestinezët
Bota

Greqia i vjen në ndihmë Gazës, lëshon 8.5 ton ushqime për palestinezët

9 August 2025
Erdogan: Vendimi i Izraelit është i papranueshëm, mbështetja për Palestinën vazhdon
Bota

Erdogan: Vendimi i Izraelit është i papranueshëm, mbështetja për Palestinën vazhdon

9 August 2025
Kina, prodhuesja më e madhe e plastikës në botë! E ndjekin 6 shtete të tjera
Bota

Kina, prodhuesja më e madhe e plastikës në botë! E ndjekin 6 shtete të tjera

7 August 2025
Kroacia prezanton armën e re teknologjike – dronin FPV
Bota

Kroacia prezanton armën e re teknologjike – dronin FPV

6 August 2025
Postimi tjetër
Lajmi i fundit: Gjuajtje me armë zjarri tek Ministria e Tregtisë

Policia e Kosovës bastisi 4 lokacione në veri

Lajmet e fundit

Osmani në “DokuFest”: E ka shndërruar Prizrenin në kryeqendër të kulturës, filmit dhe ideve të reja

Osmani në “DokuFest”: E ka shndërruar Prizrenin në kryeqendër të kulturës, filmit dhe ideve të reja

9 August 2025
Në jetë do të takoni njerëz që kanë një çmim dhe njerëz që kanë vlerë. Mëso t’i dallosh!

Në jetë do të takoni njerëz që kanë një çmim dhe njerëz që kanë vlerë. Mëso t’i dallosh!

9 August 2025
Macron: E ardhmja e Ukrainës nuk mund të vendoset pa ukrainasit dhe evropianët gjithashtu

Macron: E ardhmja e Ukrainës nuk mund të vendoset pa ukrainasit dhe evropianët gjithashtu

9 August 2025
Ndërroi jetë në moshën 97-vjeçare, kush është komandanti i misionit legjendar ”Apollo 13”

Ndërroi jetë në moshën 97-vjeçare, kush është komandanti i misionit legjendar ”Apollo 13”

9 August 2025
Greqia i vjen në ndihmë Gazës, lëshon 8.5 ton ushqime për palestinezët

Greqia i vjen në ndihmë Gazës, lëshon 8.5 ton ushqime për palestinezët

9 August 2025
“Trumpi do të përfshihet hap pas hapi në çështjen e Kosovës”, thotë Grenell

“Trumpi do të përfshihet hap pas hapi në çështjen e Kosovës”, thotë Grenell

9 August 2025
Abdixhiku: Më 12 tetor, është koha që bashkë të zgjedhim zhvillimin mbi propagandën

Abdixhiku: Më 12 tetor, është koha që bashkë të zgjedhim zhvillimin mbi propagandën

9 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu