Trajneri brazilian, Sylvinho u pa shumë i gëzuar dhe këtë nuk e fshehu aspak pasi arriti ta kualifikojë Kombëtaren e Shqipërisë në Kampionatin Evropian.
Shqipëria luajti baras 1-1 në udhëtim te Moldavia në ndeshjen e raundit të nëntë të Grupit E.
Ky barazim bëri që kombëtarja shqiptare të sigurojë tashmë kualifikimin për në Kampionatin Evropian që do të mbahet në Gjermani.
Me të përfunduar ndeshja, emocionet ishin të shumta, por edhe festa ishte e madhe në fushë dhe në zhveshtore.
Megjithatë, një festë e trajnerit Sylvinho me tifozët në shkallët e stadiumit, është bërë virale edhe në mediat ndërkombëtare.
“Gëzimi i trajnerit të Shqipërisë, Sylvinho!”,ka shkruar mediumi turk Fanatik, duke ia bashkangjitur edhe videon, shkruan Telegrafi.
Në video, Sylvinho shihet duke uruar çdo tifozë që i ngjaste dorën në shkallët e stadiumit, ndërsa disa tjerë edhe i përqafonte.