• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 16 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Eliminimi i pengesave, Gjermania ndryshon ligjin e migracionit

Shqipe Osmani nga Shqipe Osmani
18 November 2023
në KRYESORE
0 0
0
Gjermania për dialogun Kosovë-Serbi: Nuk mund të vazhdohet të “jetë mollë sherri”
0
SHPERNDARJE
155
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Gjermania ka nevojë urgjente për punëtorë të kualifikuar nga jashtë. Rregullat për emigrantët nga vendet jo anëtare të BE-së po ndryshojnë hap pas hapi. Një përmbledhje.

Punëdhënësve gjermanëu mungojnë qindra mijëra punëtorë: në TI si dhe në infermieri, në zeje, teknologji, logjistikë dhe shumë sektorë të tjerë. “Ligji për zhvillimin e mëtejshëm të imigracionit të kualifikuar” i miratuar në verë synon të ulë menjëherë pengesat për imigracionin në Gjermani të punëtorëve të kualifikuar nga të ashtuquajturat vende të 3-ta, pra nga vendet jo anëtare të BE-së.

Ndryshimet e para do të zbatohen nga data 18 nëntor 2023

Karta blu e BE-së

Specialistët me diplomë universitare, ose nivel kualifikimi të ngjashëm, që vijnë nga vendet e treta, pra jashtë BE-së, mund të imigrojnë në Gjermani me Kartën Blu të BE-së – pa u kontrolluar më parë, nëse ka aspirantë gjermanë ose qytetarë të BE-së për vendin e punës dhe pa dëshmi të aftësive gjuhësore.

Kufijtë e pagave për të shmangur abuzimin me specialistët që vijnë nga jashtë do të ulen në 40,000 euro në vit për profesionet ku ka më shumë mungesa dhe 44 000 euro për të gjitha profesionet e tjera (që nga viti 2023).

Lista e profesioneve me mungesa (më parë: matematikë, shkenca kompjuterike, shkenca natyrore, inxhinieri dhe mjekësi) është zgjeruar dhe tani përfshin, ndër të tjera, edhe arsimin dhe personelin infermieror.

Për industrinë e TI-së, punëtorët e kualifikuar pa diplomë universitare mund të marrin gjithashtu një kartë blu të BE-së, nëse mund të vërtetojnë se kanë përvojë profesionale të krahasueshme prej të paktën tre vjetësh.

E drejta e qëndrimit, më shumë fleksibilitet

Kush plotëson të gjitha kushtet si punonjës i kualifikuar me formim profesional ose akademik ka të drejtë të marrë leje qëndrimi. Deri më tani, kjo u lihej ta vendosnin misionet diplomatike dhe autoritetet e imigracionit.

Përveç kësaj, hiqet kufizimi për të punuar në fushën profesionale që ke mësuar ose studiuar. Një njeri që ka mbaruar për mekanik, për shembull, mund të punojë edhe në logjistikë. Përjashtim bëjnë profesionet e rregulluara, për shembull në fushën e mjekësisë, drejtësisë ose mësimdhënies.

Bëhet më i lehtë edhe miratimi nga Agjencia Federale e Punësimit për shoferët profesionistë. Leja e punës jepet pa kontrolluar nëse ka qytetarë të BE-së që e kërkojnë këtë vend dhe pa provim gjuhe.

Çfarë do të hyjë në fuqi më 1 mars 2024?

Emigrim me eksperience pune

Njohja e kualifikimeve profesionale në Gjermani, e cila më parë ka qenë shpesh një pengesë burokratike, nuk do të kërkohet më për specialistët me përvojë.

Kush ka një kualifikim profesional të njohur nga shteti në vendin e origjinës dhe ka së paku dy vjet përvojë profesionale në të, mund të emigrojë në Gjermani si punëtor. Nga kjo përjashtohen profesionet e rregulluara. Specialistët e TI-së nuk kanë nevojë për diplomë.

Partneriteti i njohjes së kualifikimit

Kush ka nevojë për një kualifikim shtesë në Gjermani për të arritur barazvflefshmërinë e kualifikimit do të mund të qëndrojë në Gjermani deri në 3 vjet në të ardhmen. Aplikantët lejohen të punojnë deri në 20 orë në javë, ndërsa janë duke bërë shkollën për barazimin e kualifikimit.

Mundësia për të punuar me kohë të pjesshme po zgjerohet edhe për studentët dhe kursantët. Nëse punëdhënësit në Gjermani dhe aplikantët nga vendet e treta krijojnë një partneritet njohjeje, punëtorët e kualifikuar mund të vijnë direkt në Gjermani dhe të punojnë ndërkohë që procesi për njohjen e kualifikimit të tyre është në vazhdim. Qëndrimi mund të zgjatet deri në tre vjet. Duhet të kenë së paku dy vjet kualifikim profesional dhe njohuri të gjuhës gjermane (niveli A2).

Përveç personelit infermieror, edhe nidhmës-infermiereve me më pak se tre vjet trajnim infermieror do t’u jepet akses në tregun gjerman të punës në të ardhmen.

Ribashkimi familjar

Nëse punëtorëve do t’u bashkohen bashkëshortët dhe fëmijët e mitur, ata duhet të dëshmojnë se të ardhurat mjaftojnë për të jetuar, por jo edhe se kanë sipërfaqen e duhur për banesë. Ata gjithashtu mund të sjellin edhe prindërit ose vjehrrin për të qëndruar me ta nëse e marrin lejen e qëndrimit pas marsit 2024.

Çfarë hyn në fuqi më 1 qershor 2024?

Karta e mundësive për kërkimin e punës

Karta e mundësive me sistem pikësh do të hyjë në përdorim për herë të parë në qershor 2024. Me kartën e mundësive (Chancenkarte) njerëzit mund të vijnë në Gjermani për të kërkuar punë për një vit, nëse e kanë të siguruar jetesën.

Kushdo që mund të provojë ekuivalencën e kualifikimeve të tyre me ato gjermane, konsiderohet punëtor i kualifikuar dhe e merr kartën pa asnjë kërkesë të mëtejshme.

Një infermiere me apratura dhe e veshur me qese dhe maskë mbrojtëse në një qendër reanimacioni në Universitetin e Rostockut. Një infermiere me apratura dhe e veshur me qese dhe maskë mbrojtëse në një qendër reanimacioni në Universitetin e Rostockut.

Gjermanisë i mungojnë edhe infermierëFotografi: Jens Büttner/dpa/picture alliance

Të gjithë të tjerët kanë nevojë për një diplomë universitare ose një kualifikim profesional prej së paku dy vjeçar, si dhe njohuri bazë të gjuhës gjermane (niveli A1) ose njohuri të gjuhës angleze (niveli B2).

Pikë merr edhe për përvojën profesionale, njohjen e kualifikimeve në Gjermani, moshën, aftësitë gjuhësore në gjermanisht dhe/ose anglisht, lidhjet me Gjermaninë dhe potencialin e partnerit ose bashkëshortit që vjen me ju.

Punëtorët me Kartën e Mundësive lejohen të punojnë deri në 20 orë në javë ose si provë. Karta e mundësive mund të zgjatet deri në dy vjet nëse ka një kontratë pune për punësim të kualifikuar.

Rregullorja e Ballkanit Perëndimor

Një tjetër rregullore prek njerëzit nga vendet e Ballkanit Perëndimor. E ashtuquajtura Rregullore e Ballkanit Perëndimor për rekrutimin e punëtorëve nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia tani është e vlefshme për një periudhë të pakufizuar, shkruan Deutsche Welle. Nga qershori 2024, kuota vjetore do të dyfishohet në 50,000 punëtorë.

Tags: GjermaniaLigji i migracionitRibashkimi familjar
Postimi i mëparshëm

Shqetësuese, Raporti i KE-së nuk evidenton ndërhyrjet e politikës në drejtësi

Postimi tjetër

Ndarje të thella mes Turqisë dhe Gjermanisë për luftën Izrael-Hamas

Të ngjajshme Postime

Daut Haradinaj: S’kisha dashtë as me e pasë emrin në listë ku është Fatmir Limaj
KRYESORE

Daut Haradinaj: S’kisha dashtë as me e pasë emrin në listë ku është Fatmir Limaj

16 October 2025
I dënuari për krime lufte në Kosovë, Pavkoviç lirohet nga burgu
KRYESORE

I dënuari për krime lufte në Kosovë, Pavkoviç lirohet nga burgu

28 September 2025
REL: Transformimi i Shqipërisë dhe mësimet që mund t’i nxjerrë Kosova
KRYESORE

REL: Transformimi i Shqipërisë dhe mësimet që mund t’i nxjerrë Kosova

28 September 2025
Rohde me fjalim emocionues për largimin nga Kosova, gjuan topin te Rudolphit
KRYESORE

Rohde me fjalim emocionues për largimin nga Kosova, gjuan topin te Rudolphit

26 September 2025
Bajrami thotë se kanë nisur hetimet për importin e energjisë në Kosovë pasi u ankuan në Vjenë e Lubjanë
KRYESORE

Bajrami thotë se kanë nisur hetimet për importin e energjisë në Kosovë pasi u ankuan në Vjenë e Lubjanë

26 September 2025
Presidentja nga Nju Jorku: Afrim Bunjaku mbrojti dinjitetin e kombit – Kosova nuk dorëzohet
KRYESORE

Presidentja nga Nju Jorku: Afrim Bunjaku mbrojti dinjitetin e kombit – Kosova nuk dorëzohet

25 September 2025
Postimi tjetër
Ndarje të thella mes Turqisë dhe Gjermanisë për luftën Izrael-Hamas

Ndarje të thella mes Turqisë dhe Gjermanisë për luftën Izrael-Hamas

Lajmet e fundit

Si ndërtohet një lidhje e lumtur dhe e qëndrueshme?

Si ndërtohet një lidhje e lumtur dhe e qëndrueshme?

16 October 2025
Dokumenti do të publikohet të enjten – zbulohen detaje rreth ‘murit të dronëve’ që BE planifikon ta ketë funksional kundër Rusisë

Dokumenti do të publikohet të enjten – zbulohen detaje rreth ‘murit të dronëve’ që BE planifikon ta ketë funksional kundër Rusisë

16 October 2025
Franca nuk e grumbulloi, djali i Zinedine Zidane do të luajë në Botëror me kombëtaren afrikane

Franca nuk e grumbulloi, djali i Zinedine Zidane do të luajë në Botëror me kombëtaren afrikane

16 October 2025
Duka: Fitorja ndaj Serbisë, e paharrueshme – Kosova me potencial të madh

Duka: Fitorja ndaj Serbisë, e paharrueshme – Kosova me potencial të madh

16 October 2025
Daut Haradinaj: S’kisha dashtë as me e pasë emrin në listë ku është Fatmir Limaj

Daut Haradinaj: S’kisha dashtë as me e pasë emrin në listë ku është Fatmir Limaj

16 October 2025
Çfarë ka ndodhur më 3 mars ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 29 shtator ndër vite?!

29 September 2025
Kek me fruta të thata, i shijshëm dhe i butë si pambuk

Kek me fruta të thata, i shijshëm dhe i butë si pambuk

29 September 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu