• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 1 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Osmani: Kosova e Serbia të zgjidhin mosmarrëveshjet, po ndryshon gjeopolitika e botës

Shqipe Osmani nga Shqipe Osmani
17 November 2023
në KRYESORE
0 0
0
Kryediplomati Osmani: Po angazhohemi për regjimin pa viza me SHBA-në
0
SHPERNDARJE
83
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, njëherësh kryesues i radhës i Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë, Bujar Osmani, u bëri thirrje të premten Kosovës dhe Serbisë të zgjidhin sa më parë mosmarrëveshjet në një kohë kur bota po përballet me ndryshime gjeopolitike.

Ai i bëri këto komente një ditë pasi Kosova dhe Serbia zhvilluan takime në Bruksel me të dërguarin e posaçëm për bisedimet, Miroslav Lajcak, pas të cilëve palët nuk qenë në gjendje të raportojnë ndonjë përparim.

“Ne inkurajojmë autoritetet e Kosovës që të vazhdojnë përpjekjet për të mbyllur temat e mëdha në rajon për shkak se zhvillimi i gjeopolitikës në përgjithësi nuk shkon në favor të vendeve të rajonit. Prandaj, ky do të ishte mesazhi im edhe si kryesues i OSBE-së, edhe si ministër i një vendi anëtar të NATO-s, një vend që negocion me Bashkimin Evropian, që t’i inkurajoj,pra palët të shfrytëzojnë këto momente të rëndësishme gjeopolitike”, tha zoti Osmani.

Takimet së enjtes pasuan shtimin e përpjekjeve perëndimore për të përshpejtuar zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, duke i kërkuar Prishtinës themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe ndërsa Beogradit njohjen de fakto të Kosovës.

Sulmi nga një grup serbësh të armatosur kundër policisë së Kosovës më 24 shtator, që është cilësuar si përshkallëzimi më i rëndë në marrëdhëniet Kosovë Serbi i viteve të fundit, ka shtuar shqetësimet për qëndrueshmërinë në rajon mes frikës se Rusia mund të përdorë Beogradin për të nxitur konflikte etnike në Ballkan, për të tërhequr vëmendjen e botës nga agresioni i saj në Ukrainë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi të enjten se ka informacione që Rusia mund të përpiqet të nxis një konflikt në Ballkanin Perëndimor.

I pyetur rreth këtij shqetësimi, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano tha të premten se blloku është i ndërgjegjshëm se Rusia po përpiqet të bëjë krejt cfarë është e mundur për të shfrytëzuar paqëndrueshmërinë politike për të rritur ndikimin e saj në rajonin e Ballkanit.

“Ne i mbikëqyrim këto veprimtari të Rusisë tashmë për një kohë dhe e dimë se çfarë po përpiqet të bëjë Rusia. Prandaj po punojmë shumë me partnerët tanë nga Ballkani Perëndimor për t’i përgatitur ata që të përballen me to. Kjo është edhe një nga çështjet e ngritura të hënën gjatë diskutimeve ndërmjet vendeve anëtare të Bashkimit Evropian me ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor”, tha zoti Stano, shkruan VOA.

Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës që u shpall më 2008 me mbështetjen e fuqive perëndimore dhe ndonëse synon integrimet evropiane, ruan lidhje të ngushta me Moskën, duke refuzuar t’u bashkohet sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.

Tags: BeogradiBujar OsmaniDialogu Kosovë-Serbi
Postimi i mëparshëm

Në 79 vjetorin e çlirimit, hapet ekspozita “Tirana në llogore”

Postimi tjetër

Rrugët e Prishtinës mbushen me ujë, bllokohet komunikacioni

Të ngjajshme Postime

Fejza fajëson opozitën për bllokimin e Kuvendit: Nuk e respektuan aktgjykimin e Kushtetueses
KRYESORE

Fejza fajëson opozitën për bllokimin e Kuvendit: Nuk e respektuan aktgjykimin e Kushtetueses

1 July 2025
Krasniqi e konfirmon pjesëmarrjen në takimin e nesërm me Vjosa Osmanin
KRYESORE

Krasniqi e konfirmon pjesëmarrjen në takimin e nesërm me Vjosa Osmanin

1 July 2025
Abdixhiku ende s’ka pranuar ftesë nga presidentja
KRYESORE

Abdixhiku ende s’ka pranuar ftesë nga presidentja

1 July 2025
U ndërpre vazhdimi i 40-të i seancës konstituive, vazhdon më 3 korrik
KRYESORE

U ndërpre vazhdimi i 40-të i seancës konstituive, vazhdon më 3 korrik

1 July 2025
Qytetari proteston para Kuvendit, kërkon nga deputetët të votojnë sikurse më 2 korrik 1990
KRYESORE

Qytetari proteston para Kuvendit, kërkon nga deputetët të votojnë sikurse më 2 korrik 1990

1 July 2025
Beyer: Strukturat paralele serbe në veri të Kosovës duhet të shpërbëhen
KRYESORE

Beyer: Strukturat paralele serbe në veri të Kosovës duhet të shpërbëhen

30 June 2025
Postimi tjetër
Rrugët e Prishtinës mbushen me ujë, bllokohet komunikacioni

Rrugët e Prishtinës mbushen me ujë, bllokohet komunikacioni

Lajmet e fundit

Stuhi dhe i nxehtë ekstrem: Përmbytje në veri të Italisë, “ferr” në Spanjë e Francë

Stuhi dhe i nxehtë ekstrem: Përmbytje në veri të Italisë, “ferr” në Spanjë e Francë

1 July 2025
Fejza fajëson opozitën për bllokimin e Kuvendit: Nuk e respektuan aktgjykimin e Kushtetueses

Fejza fajëson opozitën për bllokimin e Kuvendit: Nuk e respektuan aktgjykimin e Kushtetueses

1 July 2025
Krasniqi e konfirmon pjesëmarrjen në takimin e nesërm me Vjosa Osmanin

Krasniqi e konfirmon pjesëmarrjen në takimin e nesërm me Vjosa Osmanin

1 July 2025
Kadrijaj tallet me VV-në, propozon ‘‘deputetin Albin Kurti’’ si anëtar për komisionin e fshehtë

Kadrijaj tallet me VV-në, propozon ‘‘deputetin Albin Kurti’’ si anëtar për komisionin e fshehtë

1 July 2025
Reja e frikshme në një plazh në Portugali bëhet virale, çfarë është fenomeni i reve rrotulluese?

Reja e frikshme në një plazh në Portugali bëhet virale, çfarë është fenomeni i reve rrotulluese?

1 July 2025
Takimet e presidentes me liderë partiakë nisin të enjten

Takimet e presidentes me liderë partiakë nisin të enjten

1 July 2025
Abdixhiku ende s’ka pranuar ftesë nga presidentja

Abdixhiku ende s’ka pranuar ftesë nga presidentja

1 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu