Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi kombëtarja e Shqipërisë u kualifikua në Kampionatin Evropian që do të mbahet në vitin e ardhshëm në Gjermani, përcjell InLajmi.
Kryeministri Kurti i është gëzuar shumë ka përgëzuar lojtarët dhe të gjithë për këtë arritje.
Shqipëria arriti të kualifikohet në Euro 2024 e Kurti tha se kjo është një fitore e madhe, për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Postimi i plotë i tij:
Shqipëria kalon. Festë e madhe, që do vazhdojë në Euro 2024. Për herë të dytë në histori. Pas Francës, tashmë drejt Gjermanisë. Urime lojtarëve, gëzuar të gjithëve! /InLajmi/