Shqipëria është zyrtarisht e kualifikuar për Evropianin e Gjermanisë. Kuqezinjtë barazuan 1-1 me Moldavinë në transfertë, rezultat që mjaftoi për të prerë biletën për “Euro 2024”.
Sokol Çikalleshi ishte autori i golit të vetëm të ndeshjes për kuqezinjtë. Sulmuesi nga Kavaja shndërroi në gol një 11-metërsh të fituar nga Taulant Seferi, në minutën e 25 të pjesës së parë.
Ndërkohë, në fundin e ndeshjes, në minutën e 87, Baboglo barazoi shifrat.