Pal Lekaj, nga AAK-ja në një intervistë për GazetaBlic ka thënë se jemi në terr informativ rreth çështjes së Asociacionit.Ai theksoi se Kurti dikur e kundërshtonte Asociacionin ndërsa sot po e pranon.
“Sa i përket çështjes së Asociacionit, jemi në një terr informativ, dhe zyrtarisht nuk e kemi dokumentin ne si deputet dhe ajo që vlenë të theksohet se Kurti me një kauzë të tij nuk do të ketë Zajednicë por ja që e ka pranuar të tërën, ajo që mund të them ne kemi pasur katër draft statute, të Edi Ramës, nga Gjermanët, i Lajçakut dhe i Kurtit, prandaj mund të them që ky dokument po tenton të kontrabandohet”, tha Lekaj.Lekaj tutje tha se kjo çështje nuk është diskutuar fare në Kuvend dhe nuk është gjë e mirë.
“Më e keqja është që Parlamenti i Kosovës nuk ka diskutuar fare për këtë dokument, dhe mund të them që derisa nuk është në duart tona zyrtarisht, unë mendoj se është kontrabandim i llojit të vetë.Lekaj potencoi se Kurti po mashtron rreth Asociacionit dhe se është kancer i Kosovës.
“Mendoj se Zotëri Kurti ka mashtruar çdo herë dhe prap po mashtron qytetarët, po na mashtron neve, sepse nuk di se çfarë të them derisa nuk e kemi draft-statusin, sipas asaj që e kemi dëgjuar në media është publikuar një draft, nëse është ai, ka kompetenca ekzekutive, puro ekzekutive dhe nuk është ndonjë organizatë joqeveritare dhe do të jetë kancer i sistemit funksional të shtetit të Kosovës”, tha Lekaj.