Qeveria e Kosovës, të enjten mratoi shtesat për rrezikshmërinë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës, ndërsa kryeministri i Albin Kurti, theksoi se për vlerën e shtesës janë pajtuar edhe zëvendësdrejtorin e Policisë dhe pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese, raporton InLajmi.
Para se të hedhet në vootim vendimi për shtesat, shefi i ekzekutivit bëri të ditur se “Shtesat për rrezikshmërinë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës do të propozohen për miratim sot. Dje kishim një takim me zv.drejtorin e PK-së, me pjesëtarë të Njësisë Speciale intervenuese. Diskutuam gjatë rreth kërkesave të tyre dhe arsyeshmërisë sonë për kategoriazimin dhe vlerën e shtesës së rrezikshmërisë”.
Tutje kryeministri është shprehur se kategorizimi dhe vlera e shtesave janë bër me kujdes të veçantë “Në takim, me ministrin e MPB-së, Sveçla dhe MF-së, Murati i njoftuam dhe i siguruam ata se kategorizimi dhe vlera e shtesave është bërë me kujdes të veçantë dhe të shtuar duke marrë në konsideratë të gjithë faktorët rreth punës dhe përgjegjësisë së tyre”,deklaroi Kurti.
Nga ana tjetër duke prezantuar vendimin, ministri i Ministrisë së Financave, Hekuran Murati tha se vlera e shtesave do të jetë e njëjta me atë që është miratuar në mbledhjen paraprake të Qeverisë së Kosovës.
“Lista është ajo që është prezantuar nga kryeministri në mbledhjen e kaluar të Qeverisë. Konsiderojmë që është bërë një punë e jashtëzakonshme në mënyrë që të sigurohemi që të ketë shpërndarje të njëjtë duke marrë parasysh specifikat e punës”.
Në mbledhjes e kaluar, Qeveria e Kosovës mori vendim që shtesat për njësitë elitare, për njësinë speciale intervenuese, për njësinë për ndërhyrje të shpejtë, dhe për njësinë për mbrojtje të afërt, të ketë 150 euro shtesa mbi pagën bazë./InLajmi/