Qeveria e Kosovës ka kaluar në mbledhje të mbyllur për të diskutuar për programin vjetor 2023 për rezervat shtetërore të mallrave, por paraprakisht kryeministri Albin Kurti kritikoi qeveritë paraparke, për të cilat tha se kanë bërë planifikim të varfër në këtë drejtim.
Ndërsa kabineti qeveritar i tij ka bërënjë sërë reformash në këtë fushë, për të siguruar mirëqenien e qytetarëve.
“Pika e 5-të është shqyrtimi i propozimit-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e programit vjetor 2023 për rezervat shtetërore të mallrave. Për të siguruar mirëqenien e qytetarëve tanë, kemi ndërmarrë një sërë reformash. Politikat tona janë reflektuar përmes ndryshimit të ligjeve, duke siguruar kështu standard të caktuar minimal për avansimin e politikave”, tha Kurti.
Ai theksoi se qeveria aktuale ka planifikuar buxhet më të mirqenë krahasuar me qeveritë e kaluara për rezervat shtetërore.
“Ndër këto, kemi siguruar edhe buxhet shtesë dukshëm më të lartë në krahasim me planifikimin e varfër të qeverive paraprake për sigurimin e rezervës shtetërore, buxheti i këtillë ka reflektuar edhe me ndryshim të programit vjetor të rezervave shtetërore të mallrave. Në dritën e këshillave nga institucionet përgjegjëse të sigurisë, të dhënat e këtilla nuk do të bëhen publike, por sipas legjislacionit përkatës në fuqi, do të klasifikohen”, deklaroi kryeministri.