Këtë, Lajçak e shkroi në një reagim të tij në platformën X, ndërsa flet për takimin si raund tjetër i bisedimeve Kosovë-Serbi, shkruan Klan Kosova.
”Sot prita kryenegociatorët, të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq, për një raund të takimeve të dialogut në Bruksel. Diskutimet tona ishin të dobishme për të bërë përparim në një sërë çështjesh në agjendën tonë”.