Bashkimi Evropian ka pritur më shumë se një vjet nga Kosova dhe Qeveria e Kosovës që ta shkruaj një draft-statut për Asociacionin ka thënë nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.
Haziri ka thënë se kjo nuk është bërë nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe pastaj është bërë një propozim tjetër.
Sipas deklaratave të Hazirit në “Debat Plus”, një grup ekspertësh të përbërë nga 3 përfaqësues kosovarë, 3 evropianë dhe tre serbë për të përpiluar këtë draft. Megjithatë, edhe kjo përpjekje ka dështuar.
“BE-ja ka prit me muaj të tërë që Kosova nuk po e merr autorësinë. Ka prit ma shuam se një vjet Kosova me shkru draftin. Nuk është shkruar nga ana e Qeverisë së Kosovës. Kosovës i është bërë propozimi i 2-të, 3 puls 3, plus 3. 3 ekspertë të Kosovës, tre evropianë dhe tre serbë me u ulë me bo punu bashkë draftin me ndërmjetimin e BE-së edh kjo nuk është pranuar… Është dërguar 2 drafte përmes emisarëve një i Ramës edhe kjo nuk ka funksionu dhe, ka dalë kjo e fundit që BE-ja e ka marrë autorësinë”, ka thënë Haziri në “Debat Plus”.