Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga ana e Qeverisë dyfishimin e pagave për policët, ushtarët, drejtësinë, por edhe të krijoij një pako për të rinjtë që të mos ikin jashtë vendit, raporton InLajmi.
Sipas Haradinajt këto kërkesa janë të nevojshme të mos ndalur ikjen e të rinjve pas 1 janarit 2024 kur edhe do të liberalizohen vizat.
“Jo vetëm shtesat e rrezikshmërisë. Mos harroni, paret nuk i shpenzoni kur ato i investoni, por kur ministri ti bart në vitin tjetër. Dyfishimin i pagave për ushtarët, për policët, për AKI-në, për Doganat, për gjyqësorin, për zjarrfikësit, emergjencat, do të ishte një fitore nga ana e juaj”, tha Haradinaj.
Sipas tij dyfishimi i pagave për ushtarët, policët emergjencat do të ishte fitore e qeverisjes aktuale.
“Jo vetëm shtesat e rrezikshmërisë. Mos harroni, paret nuk i shpenzoni kur ato i investoni, por kur ministri ti bart në vitin tjetër. Dyfishimin i pagave për ushtarët, për policët, për AKI-në, për Doganat, për gjyqësorin, për zjarrfikësit, emergjencat, do të ishte një fitore nga ana e juaj.Nëse vërtet të është bartë buxheti nga viti në vit, shtine një pako për të rinjtë e Kosovës të mos e lëshojnë Kosovën më 1 janar, gjeje një mënyrë vepro”, u shpreh Haradinaj.