Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, shpreh kritika për Buxhetin e vitit 2024 i cili do të diskutohet në Kuvend, ndërsa thekson se shihet qartë që me këtë buxhet janë goditur shtyllat vitale të ekonomisë, përcjell InLajmi.
Tahiri thekson se kjo qeveri e ka kthyer buxhetin në skema sociale, jo për të përmirësuar jetën e pensionistëve e as të punësuarëve në institucione shtetërore, por duke e çkepur paranë publike për qëllime elektorale.
Postimi i plotëi tij:
Sot, në Kuvend do të diskutohet Buxheti 2024. Me një lexim të kujdesshëm shihet qartë se me këtë dokument qeveria ka goditur shtyllat vitale të ekonomisë, e ka kthyer buxhetin në skema sociale, jo për të përmirësuar jetën e pensionistëve e as të punësuarëve në institucione shtetërore, por duke e çkepur paranë publike për qëllime elektorale. Shpejt ju vie fundi edhe juve, ju shkuan 3 vjet e kryhet edhe viti 2024. Turp!/InLajmi/