Policia e Kosoves ka njoftuar se 4 persona janë arrestuar në Gjilan pasi të njejtit janë rrahur mes veti për një pronë, përcjell InLajmi.
Në njoftimin e policisë thuhet se në vendin e ngjarjes ka sekuestruar një armë dhe gëzhoja me 13 fishekë.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë së Kosovës:
VRASJE NË TENTATIVË / LËNDIM I LEHTË TRUPOR / SULM
Rr. Lufta e Gjilanit, Gjilan 15.11.2023 – 11:20. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovar, për shkak se janë përleshur fizikisht në mes vete pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor. Në vendin e ngjarjes, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e kalibrit 9mm., një gëzhojë dhe 13 fishekë. Të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./InLajmi/