Kryetari i kuvendit komunal të Preshevës, Sami Salihu, ka thënë se qeveritë asnjëherë s’kanë pasur gatishmëri për të gjetur një zgjidhje për një status definitiv për shqiptarët e Luginës.
Sipas tij, serbët e Kosovës të cilët jetojnë në Serbi, kanë statusin e refugjatit, gjë të cilën, shqiptarët nuk e posedojnë.
Tutje ai në Rubikon të Klan Kosovës tha se ka shqiptarë të Luginës, të cilët kanë lindur dhe janë rritur në Kosovë, por ende nuk gëzojnë lejeqëndrim apo një dokument që do i përkiste nga shteti kosovar.