Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak po qëndron sot për vizitë në Beograd, me ç’rast takoi presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryengociatorin e ekipit të Serbisë në dialog, Petar Petkoviq.
Pas takimit Lajçak u shpreh se kanë diskutuar për hapat e mëtejshëm për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit.
“Pas vizitës time në Kosovë, kam udhëtuar edhe në Beograd për tu përgatitur për takimin e kësaj jave të kryenegociatorëve. Me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe Petar Petkoviq diskutova rrugën përpara në dialog dhe hapat e mëtejshëm për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit”, është shprehur Lajçak.