Partia Socialdemokrate ka mbajtur një aksion simbolik para Qeverisë, në kundërshtim të Asociacionit, duke duke vendosur flamuj me hartën e “cunguar” të Kosovës, raporton InLajmi.
Flamujt e shtetit të Kosovës ishin ndërruar me një flamur i cili në hartën e Kosovës ishin theksuara me ngjyrë të bardhë pjesët që sipas tyre i përfshin Asociacioni
Naj këtij aksioni të PSD-së ka reaguar policia e cila u përpoq ti largoi por hasën në rezistencë të aktivistëve , ndërsa filloi edhe përleshja.
Ndërkohë, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, tha se me draftin e Asociacionit të prezantuar në medie janë vizatuar kufi brenda Kosovës. Sipas tij, flamuri tash përfaqëson vetëm 2 etni që do të kenë konflikte të vazhdueshme me njëra-tjetrën.
“Nga sot flamuri i Kosovës ka vetëm 2 yje që përfaqësojnë 2 etnitë, në fakt që përfaqësojnë thelbin fillimin e konfliktit që do të kemi ndërmjet veti pra nga Republika qytetare në Republikë që ndahet në 2 etni e konflikt të vazhduese në mes njëra-tjetrit. Mes këtij drafti janë vizatu kufi të brendshëm, ky është aktiviteti i parë që zbërthen më mënyrë simbolike. Nga sot kemi këtë flamur që është flamuri i vërtetë dhe kemi kryeministrin që është kryeministri i Zajednicës pra, jo Albin Kurti po Albin Zajednica”, u shpreh Molliqaj.