Deputeti i pavarur, Fatmir Humolli, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka të bëjë asgjë me veprimet e Adem Demaçit.
Tutje, ai ka shtuar se nuk kemi klasë politike për ti shfrytëzuar rrethanat reale, të cilat janë në favor të Kosovës.
“”Albini veç ska të bëjë me shkollën e Adem Demaçit. Albini nuk ka kurrgjë me at pjesën e opozitës që ka qenë. Por me veprime, nuk ka të bëjë asgjë me shkollën e Adem Demaçit”, ka shtuar ai.Rrethanat globale janë në favorin tonë, sepse ne kemi të drejtë. Dhe se nëse nuk do të kishim të drejtë, faktori ndërkombëtare do të kishin bërë presion për të zgjedhur në favor të Serbisë. Fatkeqësisht nuk kemi klasë politike që i shfrytëzon shanset rrethanat reale çfare janë në interes tonë”