• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 14 November, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Konjufca: Ligjet dhe politikat që i ka Kosova krijojnë kushte që të jemi anëtare e OKB-së

Shqipe Osmani nga Shqipe Osmani
8 November 2023
në KRYESORE
0 0
0
Konjufca: Ligjet dhe politikat që i ka Kosova krijojnë kushte që të jemi anëtare e OKB-së
0
SHPERNDARJE
18
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në konferencën për Agjendën Transformuese të Kosovës të Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm, organizuar nga Këshilli për Zhvillim të Qëndrueshëm i Kuvendit dhe mbështetur nga Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, ka deklaruar se ligjet dhe politikat që i ka Kosova krijojnë kushte që të jemi anëtare e OKB-së.

Kryetari Konjufca me këtë rast tha se duke pasur parasysh kohën sfiduese nëpër të cilën po kalon bota, sidomos pas pandemisë COVID 19, më shumë se kurrë, merr kuptim thirrja e sekretarit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për domosdoshmërinë e ngritjes së solidaritetit global.

Kreu i Kuvendit tha se nevojitet solidaritet e bashkëpunim i vendeve të zhvilluara me ato vende që ende janë në faza më të hershme të zhvillimit dhe me ato vende që sfidohen nga mungesa e elementeve bazike për jetë.

“Mendoj që pikërisht ky është qëllimi i Agjendës 2030 të OKB-së. Solidaritet dhe përpjekje e përbashkët për të nxitur barazi, prosperitet dhe mirëqenie për të gjithë pa dallim. Kosova, edhe pa qenë anëtare e OKB-së dhe nënshkruese e Agjendës 2030, ka dhënë zotimin për të kontribuar në përpjekjet e përbashkëta globale për zhvillim të qëndrueshëm. Duke qenë kjo agjendë komplementare e asaj evropiane, jam i bindur se zbatimi i saj na afron më shumë me këto dy organizma, për ne si shtet aspirues për anëtarësim në to”, tha kryetari i Kuvendit.

Këshilli Për Zhvillim të Qëndrueshëm, i formuar nga Kuvendi i Kosovës, shtoi kryetari Konjufca, luan një rol shumë të rëndësishëm në procesin e zbatimit të kësaj agjende.

Sipas kreut të Kuvendit, deri më tani është arritur që të inkorporohen Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm përbrenda punës së Kuvendit dhe trupave të tij të punës, duke ndihmuar institucionin të luajë një rol më proaktiv në nxitjen e bashkëpunimit ndërsektorial dhe mbikëqyrjen e institucioneve ekzekutive në zbatimin e këtyre objektivave.

“Në këndvështrimin tim Agjenda 2030 duke qenë se është e ndërtuar në formën e një plani zhvillimor për të gjithë sektorët që kërkojnë ndërhyrjen institucionale, e ndihmon Kosovën për të projektuar më mirë dhe më sigurt të ardhmen”, tha kryetari Glauk Konjufca.

Ai shtoi se Kuvendi i Republikës së Kosovës do të angazhohet që nëpërmjet mekanizmave që ka në dispozicion, të kontribuojë në miratimin e ligjeve dhe politikave që garantojnë barazi dhe gjithëpërfshirje për të gjitha grupet shoqërore, si dhe mbikëqyrjen efektive të zbatimit të tyre, shkruan RTK.

Në këtë konferencë po marrin pjesë anëtarë të komisioneve parlamentare, përfaqësues të Qeverisë, shoqërisë civile, komunitetit të biznesit, agjencive të Kombeve të Bashkuara dhe trupave të tjerë ndërkombëtarë të pranishëm në Kosovë.

Tags: Objektivat e ZhvillimitOKBRepublika e Kosoves
Postimi i mëparshëm

300 punëtorë për 24 orë kërkuan dorëheqje e kryetarit të Bordit të RTK -së

Postimi tjetër

Muzeu Kombëtar “Shtëpia me gjethe” fiton çmimin “Zgjedhja e udhëtarëve 2023”

Të ngjajshme Postime

Tahiri për kandidaturën e Hamzës: Një hap i rëndësishëm për rikthimin e PDK-së
KRYESORE

Tahiri për kandidaturën e Hamzës: Një hap i rëndësishëm për rikthimin e PDK-së

13 November 2025
Ish-gjyqtari s’përjashton mundësinë që edhe Albin Kurti të përfshihet në aktakuzën për rezervat shtetërore
KRYESORE

Ish-gjyqtari s’përjashton mundësinë që edhe Albin Kurti të përfshihet në aktakuzën për rezervat shtetërore

12 November 2025
KQZ mblidhet për të diskutuar rreth fletëvotimeve të dyshimta në Mitrovicë
KRYESORE

KQZ mblidhet për të diskutuar rreth fletëvotimeve të dyshimta në Mitrovicë

12 November 2025
Gashi thumbon Kurtin: Kosova ka nevojë për udhëheqës që ndërtojnë, jo që bllokojnë e përçajnë
KRYESORE

Gashi thumbon Kurtin: Kosova ka nevojë për udhëheqës që ndërtojnë, jo që bllokojnë e përçajnë

12 November 2025
Të hënën mbahet Konventa e PDK-së ku shpallet kryetari i ri, Krasniqi thotë se e preferon Bedri Hamzën
KRYESORE

Të hënën mbahet Konventa e PDK-së ku shpallet kryetari i ri, Krasniqi thotë se e preferon Bedri Hamzën

12 November 2025
Hamza falënderon Krasniqin për kontributin në PDK: E drejtoi partinë në periudhat më të vështira
KRYESORE

Hamza falënderon Krasniqin për kontributin në PDK: E drejtoi partinë në periudhat më të vështira

12 November 2025
Postimi tjetër
Muzeu Kombëtar “Shtëpia me gjethe” fiton çmimin “Zgjedhja e udhëtarëve 2023”

Muzeu Kombëtar “Shtëpia me gjethe” fiton çmimin “Zgjedhja e udhëtarëve 2023”

Lajmet e fundit

Gabimet që nuk duhet të bëni kur dilni me dikë që ju pëlqen…

Gabimet që nuk duhet të bëni kur dilni me dikë që ju pëlqen…

14 November 2025
Jeni pa energji dhe ndieni lodhje gjithë ditën? Ja ushqimet që mungojnë në dietën tuaj

Jeni pa energji dhe ndieni lodhje gjithë ditën? Ja ushqimet që mungojnë në dietën tuaj

14 November 2025
Ndeshja me Andorrën, Rama reagon pas fitores së djemve të Kombëtares: Ec aty shqipe

Ndeshja me Andorrën, Rama reagon pas fitores së djemve të Kombëtares: Ec aty shqipe

14 November 2025
Festë te Shqipëria, heshtje te Broja: Sulmuesi shihet i mërzitur pas paraqitjes ndaj Andorrës

Festë te Shqipëria, heshtje te Broja: Sulmuesi shihet i mërzitur pas paraqitjes ndaj Andorrës

14 November 2025
Ajeti: Jemi duke festuar sepse kemi arritur një gjë historike

Ajeti: Jemi duke festuar sepse kemi arritur një gjë historike

14 November 2025
Tahiri për kandidaturën e Hamzës: Një hap i rëndësishëm për rikthimin e PDK-së

Tahiri për kandidaturën e Hamzës: Një hap i rëndësishëm për rikthimin e PDK-së

13 November 2025
Humanus Vita organizon tryezë për gratë migrante me përfaqësues të institucioneve, OJQ-ve dhe medieve

Humanus Vita organizon tryezë për gratë migrante me përfaqësues të institucioneve, OJQ-ve dhe medieve

12 November 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu