Në 7 vjetorin e vdekjes misterioze të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje Astri Dehari, ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu tha se nga ky krim I ndodhur askush deri më tani nuk dha përgjegjësi, përcjell InLajmi.
Haxhiu tha se në rretahana të pasqaruara deri më tani u vra Dehari I cili u mbajt 68 ditë në burg pa asnjë aktakuzë.
Ministrja kërkon që të zbardhet e vërteta e vdekjes së deharit, duke hedhur akuza nga instancat që e konstattuan edhe vdekjen e tij
Postimi i plotë i saj
Krimi ndaj Astrit Deharit, përfshinë një sërë veprimesh për të cilat ende askush nuk dha përgjegjësi.
I paraburgosur, pa aktakuzë, pa gjykim, pa dënim, për 68 ditë në burg, Astrit Dehari nuk u mor asnjëherë në pyetje.
Në burgun e Prizrenit, më 5 nëntor, Astrit Dehari u vra në rrethana të sqaruara nga ekspertë të mjekësisë ligjore dhe Raporti i Institutit Zviceran nga Lozana, por të pa sqaruara nga aturoitetet e drejtësisë.
Siҫ dihet, një sërë anomalish institucionale vërehen menjëherë pas gjetjes së trupit të Astrit Deharit, që nga vonesa e ndihmës mjekësore, tek nxitimi i deklarimeve të Kryepolicit të rajonit të Prizrenit, Nexhmi Krasniqi, e po ashtu Kryeprokurorit i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha.
Njëri konstatonte se Astriti vdiq nga mbi doza e medikamenteve, kurse tjetri e cilësoi si vetëvrasje ende pa nisur asnjë hetim.
Hetime të ndryshme janë zhvilluar, sikurse edhe përpjekjet për ta fshehur këtë krim. Provat ekzistojnë dhe gjithçka që duhet është vullneti i policisë dhe prokurorisë për ta zbardhur deri në fund këtë rast.
Ministria e Drejtësisë ka bërë gjithçka që lejojnë kompetencat e saj. I mbetet institucioneve të drejtësisë të veprojnë dhe të sjellin rezultate ndaj këtij krimi ende të errësuar.
Drejtësia për Astritin duhet të ndodhë! Ajo nuk mund të vonohet më gjatë. /InLajmi/