Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar konfirmon se njëri nga të aksidentuarit në mesnatë në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ka ndërruar jetë, ndërsa njëri nga të lënduarit është në gjendje të rëndë shëndetësore, përcjell InLajmi.
Nga SHSKUK-ja bëjnë të ditur se pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, njëri nga të aksidentuarit që ka ardhur në gjendje të rëndë shëndetësore, nuk arriti të mbijetojë.
Njoftohet se 2 të aksidentuar të tjerë po vazhdojnë trajtimin mjekësor, njëri në Klinikën e Kirurgjisë Torkale dhe tjetri në atë të Neurokirurgjisë, kurse një person pas ndihmës dhe trajtimit emergjent mjekësor është liruar për në shtëpi.
Njoftimi i plotë:
Komunikatë nga QKUK, lidhur me trajtimin e personave të aksidentuar
Pas orës një, të mesnatës, 5 persona kanë kërkuar trajtim emergjent mjekësor, në kuadër të Klinikës Emergjente, në QKUK, si pasojë e aksidentit në trafik.
Ekipet mjekësore në përbërje të mjekëve emergjent, mjekëve të klinikave tjera dhe të infermierëve menjëherë kanë ofruar trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Edhe përkundër përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, njëri nga të aksidentuarit që ka ardhur në gjendje të rëndë shëndetësore, ka ndërruar jetë.
Një tjetër i aksidentuar vazhdon të jetë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe është transferuar për trajtim të mëtejmë në Mjekimin Intensiv Qendror-QKUK.
2 të aksidentuar të tjerë po vazhdojnë trajtimin mjekësor, njëri në Klinikën e Kirurgjisë Torkale dhe tjetri në atë të Neurokirurgjisë.
Një person pas ndihmës dhe trajtimit emergjent mjekësor është liruar për në shtëpi.