• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 18 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme

Pse po mbahet i fshehtë draft-statuti”, a dëmton procesin e formimit të Asociacionit?

Shqipe Osmani nga Shqipe Osmani
4 November 2023
në Lajme
0 0
0
2 shqiptar sulmohen në Veri, njëri prej tyre gazetar
0
SHPERNDARJE
66
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Njohësit e çështjeve politike në Kosovë dhe Serbi, Artan Muhaxhiri dhe Dushan Janjiq, besojnë se draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, po mbahet i fshehtë nga publiku për t’iu dhënë kohë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të përgatitur publikun se kanë pranuar kompromise.

Ky draft-statut iu prezantua Kosovës dhe Serbisë më 21 tetor nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian (BE), Shteteve të Bashkuara (SHBA), Francës, Gjermanisë dhe Italisë.

Më pas, 2 palët deklaruan se dokumenti ishte “i pranueshëm” për to, por hollësitë rreth përmbajtjes së tij nuk janë bërë të ditura ende.

Kurti dhe Vuçiqi e kanë arsyetuar ruajtjen e fshehtësisë së përmbajtjes së këtij dokumenti duke thënë se një gjë e tillë u është kërkuar nga pesë emisarët perëndimorë.

Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti se marrëveshja nuk ishte në përputhje të plotë me Kushtetutën, prandaj Prishtina zyrtare nuk pranon ta zbatojë atë marrëveshje.

Nga ana tjetër, Beogradi ka ngulur këmbë që Asociacioni të formohet ashtu siç u arrit pajtim në Bruksel, e jo që disa pika të harmonizohen me Kushtetutën e Kosovës, siç ka propozuar Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Ndërkohë, në fund të shkurtit të këtij viti, të 2-ja palët e pranuan propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve, dhe më pas në mes të marsit, aneksin për zbatimin e tij. Ajo marrëveshje, ndër të tjera, parasheh që pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë t’iu jepet një nivel i caktuar i vetëmenaxhimit.

Më pas, disa diplomatë të huaj konfirmuan se ky vetëmenaxhim ka të bëjë me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Ndryshimi i qëndrimeve është ndër arsyet e mospublikimit të statutit”

Analisti politik dhe sociologu, Artan Muhaxhiri, tha për Radion Evropa e Lirë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vite që e kundërshton fuqishëm Asociacionin, prandaj, sipas tij, atij i nevojitet kohë për të përgatitur opinionin për realitetin e ri.

“Përballjet e vazhdueshme me kryeministrat e mëparshëm lidhur me këtë çështje ishin një nga shtyllat kryesore të fushatës së tij politike. Prandaj, Kurtit tani i duhet kohë që dalëngadalë ta krijojë një kontekst të ri dhe të përshtatshëm politik, i cili do t’i bënte racionale ndryshimet e tij thelbësore në qasjen ndaj Asociacionit”, tha ai.

Nga ana tjetër, siç thekson Muhaxhiri, presidentit serb Aleksandar Vuçiq i duhet kohë për ta përgatitur publikun në Serbi për të pashmangshmen: “zgjedhjen e një modeli dhe formati të veçantë për njohjen e pavarësisë së Kosovës”.

“Deklarata e përbashkët e Macronit, Scholzit dhe Melonit për domosdoshmërinë e përparimit të shpejtë, në kuptimin që Kosova ta themelojë Asociacionin dhe Serbia ta njohë de fakto (Kosovën), është orientimi më i qartë i planeve gjeostrategjike dhe gjeopolitike për të ardhmen e rajonit tonë”, shtoi ai.

Udhëheqësit evropianë si, presidenti francez, Emmanuel Macron, kancelari gjerman, Olaf Scholz, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, thanë në një deklaratë të përbashkët më 27 tetor se Kosova dhe Serbia “duhet t’i përmbushin obligimet e tyre hap pas hapi, paralelisht”.

Ata, po ashtu, thanë se pritet njohja de fakto e Kosovës nga Serbia, gjë që u përsërit edhe nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, më 30 tetor.

Leyen shpjegoi se Kosova duhet ta formojë Asociacionin, ndërsa Serbia duhet t’i njohë dokumentet dhe institucionet e Kosovës.

Muhaxhiri thekson se Asociacioni i komunave me shumicë serbe konsiderohet si një nga shtyllat kryesore të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë “sepse ajo në mënyrë strukturore dhe sistematike përcakton integrimin afatgjatë dhe bashkëpunimin institucional ndërmjet komunave me shumicë serbe dhe institucioneve të shtetit të Kosovës”.

A e dëmton “fshehja” e statutit procesin e formimit të Asociacionit?

Dushan Janjiq nga Forumi i Beogradit për Marrëdhënie Etnike beson se “dokumentet sekrete” dhe negociatat, pa pjesëmarrjen e publikut, krijojnë hapësirë për manipulime nga politikanët në Kosovë dhe Serbi.

“Në fakt ata e keqpërdorin atë dialog për disa nga qëllimet e tyre politike. Për shembull, ai (Vuçiq) thotë ‘nuk do ta njohim kurrë Kosovën’, ndërsa Kurti ‘unë kurrë nuk do ta pranoj Asociacionin’. Çdo gjë për të cilën bien dakord, nëse publiku e refuzon kur i merr vesh (hollësitë), është humbje energjie dhe shkaktim i konfliktit”,tha Janjiq për Radion Evropa e Lirë.

Ai shtoi se “imponimi i zgjidhjeve nuk është i shëndetshëm në një demokraci”.

“Draft-statuti siç është nuk duhet të fshihet fare”, vlerësoi Janjiq, i cili pretendon se ka pasur qasje në atë dokument, por se nuk mund të japë më shumë hollësi.

Ai vetëm tha se statuti nis nga zbatimi i marrëveshjeve bazë të vitit 2013 dhe 2015, të cilat janë arritur në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, por se ai “ripërcakton siç duhet përcaktimin e një kuadri vetëqeverisës për autonominë thelbësore të komunitetit serb”.

“Kjo është ajo që ekziston në Kroaci si Këshilli Kombëtar Serb, këtë e kanë pakicat në Serbi dhe Mal të Zi në një farë mënyre, por jo në kuptimin thelbësor,” tha ai, duke shtuar se për momentin serbët në Kosovë kanë fituar “maksimumin e mundshëm”.

Ai pohoi se statuti i fundit i Asociacionit përcakton mirë marrëdhëniet me autoritetet qendrore.

Për jetësimin e Marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, aktualisht ekzistojnë katër draft-statute dhe draft-vizione: Draft-statuti i Ekipit Menaxhues, draft-vizioni i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, draft-statuti i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe draft-statuti për Asociacionin i hartuar nga organizata gjermane Friedrich-Ebert-Stiftung (FES).

Janjiq beson se procesi i zbatimit të Marrëveshjes për Asociacionin do të fillojë në fillim të vitit të ardhshëm, pra pas zgjedhjeve parlamentare dhe lokale në Serbi, të cilat janë caktuar për 17 dhjetor.

Çfarë tha Kurti për draft-statutin?

Më 3 nëntor, Kurti tha para deputetëve të Kuvendit të Kosovës se përfaqësuesit e “pesëshes së madhe” i kanë kërkuar garanci se nuk do ta publikojë draft-statutin për t’i shmangur “keqpërdorimet”.

Ai theksoi se mund ta paraqesë vetëm vlerësimin e tij politik, dhe se beson se dokumenti sqaron situatën në lidhje me njohjen e Kosovës.

Lideri kosovar, po ashtu, tha se draft-statuti “ e ndërpret trashëgiminë mosnjohëse të Republikës së Kosovës që ishte çimentuar në marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015”.

Ai, megjithatë, tha se draft-statutin zyrtarisht ende nuk e ka pranuar, por nguli këmbë se ai është shkruar me kujdes ndaj germës së Kushtetutës, më shumë sesa frymës së saj.

Kurti shtoi se në draft parashihet që ky dokument të shkojë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Në marrëveshjen e parë të Brukselit të vitit 2013 mbi parimet që rregullojnë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, 6-të pikat e para i referohen Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në atë marrëveshje shkruhet se ky Asociacion do të themelohet në bazë të statutit dhe se shpërbërja e tij mund të ndodhë vetëm me vendim të komunave pjesëmarrëse.

2 vjet pas nënshkrimit të marrëveshjes së parë të Brukselit, Kosova dhe Serbia nënshkruan edhe një marrëveshje për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, e cila harmonizoi parimet e përgjithshme dhe elementet kyçe.

Marrëveshja e vitit 2015 përbëhet nga 22 pika, të cilat specifikojnë kornizën ligjore, qëllimet, strukturën organizative, marrëdhëniet me autoritetet qendrore, buxhetin dhe mbështetjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Disa prej qëllimeve përmenden se janë: forcimi i demokracisë lokale; kryerja e mbikëqyrjes së plotë për zhvillimin e ekonomisë vendore; kryerja e mbikëqyrjes së plotë në fushën e arsimit; kryerja e mbikëqyrjes së plotë në kujdesin parësor dhe dytësor shëndetësor dhe social; kryerja e mbikëqyrjes së plotë në koordinimin e planifikimit urban dhe rural; ofrimi i shërbimeve për anëtarët e saj në përputhje me ligjet e Kosovës.

Sipas Marrëveshjes së Brukselit, Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të ketë një Kuvend, një kryetar që përfaqëson Asociacionin para autoriteteve qendrore dhe jashtë Kosovës, një zëvendëskryetar, një këshill, një bord, një administratë, një zyrë për ankesa, ndërkaq që do të duhej të përcaktohej me statut.

Çfarë tha Vuçiqi?

Edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk mund të flasë në publik për hollësitë e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por se dokumenti është “bazë e mirë për të ardhmen”.

“E shihni, ne u sollëm shumë korrekt dhe asnjë hollësi apo ndonjë gjë tjetër nuk doli askund në gazeta, sepse kjo është marrëveshja”, tha Vuçiq.

Më 26 tetor, Vuçiqi tha se është plotësisht të gatshëm për formimin e Asociacionit por, shtoi se Serbia nuk mund ta pranojë anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara apo pavarësinë e Kosovës.

Më pas, më 2 nëntor ai përsëriti se “është gënjeshtër se është i gatshëm të nënshkruajë pavarësinë e Kosovës”.

Çfarë ka porositur BE-ja?

Radio Evropa e Lirë iu drejtua BE-së me pyetjen se pse publikut po mbahet i fshetë draft-statuti për formimin e Asociacionit, por nuk ka marrë përgjigje.

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, tha në fund të tetorit se kjo është një mënyrë moderne evropiane për të zgjidhur çështjen e ndjeshme të mbrojtjes së pakicave në përputhje me praktikat dhe standardet më të mira evropiane dhe e cila “nuk përkon me vijat e kuqe të palëve që ishin përcaktuar më parë”.

Ai ka konfirmuar se të 2 palët kanë pasur komente dhe pyetje lidhur me këtë propozim evropian dhe ka shprehur shpresën se në javët në vijim do të sqarohen pyetjet e hapura dhe dyshimet.

Ai paralajmëroi takim mes kryenegociatorëve të Prishtinës dhe Beogradit për të diskutuar hapat e ardhshëm në zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve.

Tags: Albin KurtiAleksander VuçiqDraft Statuti i Asociacionit
Postimi i mëparshëm

SHSKUK: Njëri nga të lënduarit në aksidentin në rrugën Prishtinë-Ferizaj në gjendje të rëndë

Postimi tjetër

Petkoviq: 3 kamionë me barna nga Serbia janë futur në Kosovë

Të ngjajshme Postime

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon
Politikë

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli
Shqipëri

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë
Shqipëri

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
KQZ-ja me detaje për verifikimin e rezultateve, përmbyllet procesi në 13 komuna
Kosovë

KQZ-ja me detaje për verifikimin e rezultateve, përmbyllet procesi në 13 komuna

16 October 2025
Çfarë dihet për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit të Trumpit në Gaza?
Bota

Çfarë dihet për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit të Trumpit në Gaza?

16 October 2025
Dokumenti do të publikohet të enjten – zbulohen detaje rreth ‘murit të dronëve’ që BE planifikon ta ketë funksional kundër Rusisë
Bota

Dokumenti do të publikohet të enjten – zbulohen detaje rreth ‘murit të dronëve’ që BE planifikon ta ketë funksional kundër Rusisë

16 October 2025
Postimi tjetër
Petkoviq: 3 kamionë me barna nga Serbia janë futur në Kosovë

Petkoviq: 3 kamionë me barna nga Serbia janë futur në Kosovë

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu