Drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, njofton se të premtën në mbrëmje 3 kamion me barna nga Serbia kanë hyrë në Republikën e Kosovës të cilat do të shpërndahen në institucionet shëndetësore në zonat e banuara me shumicë serbe, përcjell InLajmi.
Ai tha se këto barna erdhën në Kosovës pas një përpjekje intensive diplomatike të Beogradit.
“Falë luftës intensive dhe të gjatë diplomatike të Beogradit, kontingjenti i barnave tona do të dërgohet së shpejti në spitalet e serbëve në Kosovë!2 kamionë tërheqës dhe një kamion me barnat e nevojshme dhe solucionet infuzive kanë hyrë në Kosovë mbrëmë dhe pas procedurave do të shpërndahen nëpër institucionet tona shëndetësore”, është shprehur Petkoviq./InLajmi/