Kreu i Preshevës, Shqiprim Arifi, shprehet i shqetësuar për raportet e “ftofta” të shqiptarëve me SHBA-të, ndërsa vë në theks rapotet e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti e të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama me Greqinë, përcjell InLajmi.
Ai tutje theksoi se është duke e përsëritur prej një kohe që “Albin Kurti është jozyrtarisht person non-grata” në SHBA dhe se “të gjithë shqiptarët nëpër botë e dinë dëmin që Kurti ua ka bërë raporteve me SHBA-në dhe me partnerët
Arifi gjithashtu shprehet se se për herë të parë në histori raportet e Kosovës me Greqinë janë më të mira se me SHBA-në.
“Për herë të parë në historinë e Kosovës, marrëdhëniet me Greqinë janë më të mira sesa me aleatin dhe mikun tonë të kahershëm SHBA-në dhe për këtë, Albin Kurti duhet të ndjejë një detyrim moral t’u shpjegojë shqiptarëve pse kemi marrëdhënie më të forta me Greqinë sesa me SHBA-në. Dhe më e rëndësishmja, pse marrëdhënia me kryeministrin grek Mitsotakis është më e mirë sesa me Edi Ramën”, u shpreh Arifi.