Analisti politik Arbnor Sadiku, në një prononcim për Gazeta Blic, ka thënë se Kurti do kaloj nga faza e pranimit të Zajednicës, në fazën e paketimit dhe implementimit të tij.Sadiku thotë se për të implementuar atë ai duhet së pari t’i bind militantët e VV-së, opinionin publik, mediat dhe në fund opozitën.
“Kurti do kalojë nga faza e pranimit te Zajednices, në fazën e paketimit dhe implementimit të tij, dhe për të implementuar atë, ai duhet së pari të bind militantet e VV-së, opinionin publik, mediat dhe në fund opozitën. Kosova me Asociacion po themelon një pushtet të 3-të, dhe autonomi politike për serbët e Kosovës, që janë diku afër 4 % gjithësej”, tha Sadiku për Gazeta Blic.Tutje ai thotë se Kurti është në fazën kur ka pranuar Asociaionin, me disa ndryshime kozmetike sikurse termat vetmenaxhim, ku sipas tij, në esencë ai është i njëjtë pasi që ka strukturë organizative.
“Sigurisht që Kurti është fazën kur ka pranuar Asociaconin apo Zajednicen me disa ndryshime kozmetike sikurse termat vetmenaxhim, etj, por, në esenc ai është njëjtë, sepse ka strukturë organizative, simbole dhe i përfshin apo grumbullon vetëm kompetencat e 10 komunave serbe në shëndetësi,planifikim urban, mirëqenie sociale dhe financa”, shtoi Sadiku.