Policia e Kosovës ka njoftuar se në një aksident trafiku të ndodhur pas mesnatës ne Veternik, një person ka vdekur e 4 të tjerë kanë mbetur të lënduar, përcjell InLajmi.
Aksidentin e ka konfirmuar për InLajmin zëdhënsja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se në këtë aksident kanë qenë të përfshira 3 automjete, një veturë e parkuar dhe 2 të tjera që kanë qenë në lëvizje.
Ahmeti tha se me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.
“Sot rreth orës 01:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, tri automjete (një veturë e parkuar), ndërsa 2 kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar pesë persona, njëri nga të cilët nuk ka arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti ka vdekur. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka thënë Ahmeti/InLajmi/