Partia Socialdemokrate, PSD para fillimit të seancës në të cilën do të raporton kryeministri Albin Kurti për procesin e dialogut me Serbinë ka zhvilluar një aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës, raporton InLajmi.
Aktivistë të kësaj partie para hyrjes së Kuvendit kanë vendosur një pankartë me mbishkrimin “Regjimi i Zajdenicës”.
Pë më tepër aktivistët e PSD-së kanë qëndruar në hyrje të ndërtesës së Kuvendit duke i’u vendosur deputetëve të VV-së nga një medalje në shenjë falënderimi për punën e bërë në themelimin e Asociacionit.
“Sot është seanca e Zajdenicës, fillimisht edhe deputet janë të Zajdenicës. Po ua japim nga një medalje për punën që e kanë bërë për themelimin e kësaj Zajdnicës”.