Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ndërsa raporton në Kuvend për zhvillimet e fundit në dialog, ai para ligjvënësve kujtoi se qysh me marrjen e pushtetit kishte deklaruar se do të kenë qasje të re në dialog, ndërsa theksoi se sundimii ligjit kudo në vend do të vazhdojë, transmeton InLajmi.
Ai tha se në të gjitha angazhimet ka kërkuar siguri në kufirin Kosovë-Serbi, duke theksuar se 2 vite bisedime sollën një marrëveshje.
“Sundimi i ligjit do të vazhdojë pavarësisht dialogut. 2 vite dialog kanë sjellë një marrëveshje, është ajo marrëveshja e Brukselit. Marrëveshja siç është thënë, është marrëveshje për njohje de-facto nga Serbia. Ky është rezultati i 2 viteve dialog. Marrëveshja bazike në 6-shtë rreshtat e ka njohjen de-facto nga Serbia. 5 nenet tjera janë përfituese për të 2 palët. Qëndrimi i Qeverisë ka qenë dhe mbetet të zbatimi i plotë i marrëveshjes që kemi arritur në Bruksel. Në tetor kemi pritur emisarët, të cilët sollën planin për ecjen përpara”, deklaroi Kurti.
Duke folur për draft-statutin e Asociacionit, Kurti tha se parashihet të shqyrtohet edhe nga Kushtetutesja.
“Ne e kemi mbështetur planin e ri. Kur kemi marrë qeverinë kemi thënë se na duhet një qasje e re në dialog. Draft-propozimi parasheh që duhet të shikohet nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës menjëherë pas nënshkrimit”, tha ai.
Për më tepër kryeministri tha se drafti i Asociacionit “qartazi nuk është “Zajednicë”.
“E para, kjo qartazi nuk është Zajednicë, siç e parashihin marrëveshjet e viteve 2013 dhe 2015, sepse asisoj do të ishte e padiskutueshme. E 2-ta, drafti në vlerësimin tim politik, e bën të qartë që mekanizmi që do të themelohet do të ketë karakter bashkëpunues. E 3-ta, drafti e mbyll hapësirën e përdorur nga Serbia që serbëve në Kosovë t’ua projektojë një të ardhme jashtë kufijve të Kosovës”,tha Kurti./InLajmi/