Nënkryetari i Kuvendit Enver Hoxhaj, për raportimin e kryeministrit në Kuvend tha se Kurti i ka thënë po një dokumenti pa negocuar e pa asnjë kusht, raporton InLajmi.
Tutje është shprehur Hoxhaj se mesazhi i kryeministrit është se do që ta mbajë të fshehtë marrëveshjen.
“Mesazhi që morëm sot nga kryeministri Kurti është se e ka pranuar marrëveshjen dhe do ta mbajë të fshehtë. A e keni menduar ju ndonjëherë se Albin Kurti sa ishte në opozitë ishte i parimeve dhe idealeve, dhe tani përfundon në një situatë ku është i fshehtë, dinak, idhnak, manipulues, dhe për t’ju vendosur hi syve qytetarëve të Kosovës. Këto janë taktika të manipulimit”, tha Hoxhaj, duke shtuar se kryeministri do të duhej të kërkonte konsensus të brendshëm për draftin.
“Nëse ky (Kurti) do të ishte burrështetas, sot do të thoshte ja e kam sjell draftin, shiheni draftin dhe lexojeni para se të shkojë në Gjykatë Kushtetuese. Do të duhej të thoshte se është i interesuar për konsensus të brendshëm politik, dhe me partnerët ndërkombëtar”, u shpreh Hoxhaj, ndërsa i kërkoi të sqaron nëse nuk është Zajednicë, çfarë është.
“Na shjego kryeministër, se ju thatë që nuk është zajednicë, tash na trego a është autonomi, ajo që e ke nënshkruar?”, u shpreh Enver Hoxhaj, deputet i PDK-së. Albin Kurti e ka përmbysë Ahtisarin në veri dhe tani mbi përmbysjen po e ndërton një autonomi. Sa t’i besojnë qytetarët e Kosovës fantazive politike të Albin Kurtit, ne do të flasim edhe më 2030 për temat e njejta”,tha Hoxhaj para deputetëve në Kuvend./InLajmi/