Ish-deputeti i VV-së, Haki Abazi, në fjalimin e tij në Kuvend ka thënë pyetur deputetët e VV-së, se si quhet një gjë që është vetmenaxhim sipas pikës 7 e ndërlidhur me pikën 10?, ndërsa tha ai se është torturë të të ligjëroi dikush që ka qenë pjesë e marrëveshjeve në të kaluarën, raporton InLajmi.
“Nuk ka torturë ma të madhe se me dëgju ligjërim për marrëveshjet e së kaluarës prej njeriut që ka qenë pjesë e atyre marrëveshjeve. Nuk ka torturë më të madhe për qytetarët me fol për kauzat e LVV-së, demarkacionin, Asociacionin nga një njeri që ka qenë pjesë e këtyre marrëveshje. A e din ku keni ra? Keni ra në pamundësinë në fakt me argumentuar, por unë kam një gjëegjëzë”, tha Abazi, ndërsa përgjigjen tha ai e dua vetëm nga deputetët e VV-së
“Si quhet një gjë që është vetmenaxhim sipas pikës 7 e ndërlidhur me pikën 10? Ama, këtë përgjigje e pranoj veç prej atyre që e kanë kartelën e LVV-së. Le të çohet kryeministri e le të shpjegon qysh koka ma mirë që nuk përfunduam veç me pikën 10, por përfunduam edhe me vetmenaxhimin e autonomisë substanciale. Çka qenka ajo?”, deklaroi Abazi./InLajmi/