Familjarë, qytetarë e aktivistë të premten kanë mbajtur një aksion simbolik para Prokurorisë Speciale duke kërkuar drejtësi për Astrit Deahrin, ndërsa më 5 nëntor bëhen 7 vite nga vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, në burgun e Prizrenit, vdekje e cila nuk është zbardhur ende, raporton InLajmi.
Ndërsa kërkohej drejtësi, qytetarë e familjarë mbanin në duar pankartat, “Prokurori mos të fle” “7 vjet për Astritin janë shumë”.
Në këtë aksion përveç aktivistëve të Vetëvendosjes shumë qytetarëve morën pjesë e prindërit, bashkëshortja e vajzat e tij, që në duar mbante një mbishkrim “Drejtësi për babin”.
Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi theksoi se Astriti ka vdekur në rrethana të pa sqaruara. Sipas tij, dëshmitarë po mbahen të fshehta nga Prokuroria e cila nuk po jep asnjë sqarim lidhje me këtë rast. Ai theksoi që edhe Instituti i Zvicrës ka dëshmuar që Astriti nuk ka bërë vetëvrasje.
Babai i Astrit, Avni Dehari, tha se “ tashmë po bëhen 7 vjet që po kërkojnë drejtësi, duke shtuar se edhe arrestimi i tij ishte inskenim për qëllime politike. Ai theksoi se drejtësia është peng në duart e prokurorisë”/InLajmi/
