Në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun dhe me musafir në studio është diskutuar për ngjaret e fundit të ndodhuar në vendin tonë.
Kryetari i Partisë Sociale Demokratike, Dardan Molliqaj për kryeministrin e vendit Albin Kurti ka thënë se ishte gati ti thyente këmbët për të nënshkruar draftin, kujtom se kryeministri Kurti herën e fundit në Bruksel ka nënshkruar Asociacionin ndërsa shteti Serbë nuk ka pranuar ta nënshkruaj atë, shkruan Kanal 10.
“Mos të humbim kohë me garantën e Kurtit për mi thy këmbët për me nënshkru marrëveshjen me Vuçiqin prej asaj që i kemi ngjitur në sheshet e Prishtinës me dhjetëra e mija qytetarë e me qindar aksione e disa vite burg që janë mbajtur e me humbjen e jetës së Astrit Beharit e disa të tjerëve”, ka thënë ai.