Janë 3 deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët për të 3-tën herë më radhë nuk po marrin pjesë në votim të Projektligjeve, gjë e cila edhe sot ndodhi, raporton InLajmi.
Enver Haliti, Milazim Salihaj e Mirsad Shkreta, nuk i kanë votuar Projektligjet që u propozuan nga ministri i Ambientit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturë, Liburn Aliu.
Projektligji i parë për vlerësimin strategjik mjedisor dhe ai për performancën energjetike të ndërtesave, nuk morën votat e mjaftueshme për të kaluar.
Gjatë seancës, shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila është parë duke u munduar t’i bind deputetët të votojnë pro, por ata si duket nuk e kanë dëgjuar dhe kanë vazhduar me shprehjen e vullnetit të lirë të tyre/InLajmi/.