Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka folur për Konferencën Evropiane që do të organizohet në Berlin e të cilën tha ai do të hap kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock, ndërsa thekson se vendet aspirante për BE duhet të jenë gati, përcjell InLajmi.
Ambasadori Rohde shprehet se në Konferencën Evropiane do të diskutohet për zgjerimin, dhe kjo është diçka e afërt.
Sipas tij e rëndësishme është që Kosova bashkë me vendet e tjera do të jetë pjesë e konferencës.
Diplomati gjerman ka thënë se është e nevojshme që edhe BE-ja por edhe vendet aspirantë që të jenë të gatshme për procesin e zgjerimit.
t.